“Bootcamp në AI - Lidhja e diasporës me Kosovën” - Një mundësi e re për të rinjtë e apasionuar pas teknologjisë

News

18.09.2024

Makerspace IC Prizren në partneritet me Nature Lovers realizojnë këtë projekt të mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD)

Share

Në kuadër të këtij programi organizohet një bootcamp i cili ka për qëllim mbledhjen e 25 të rinjve nga Kosova dhe diaspora të moshës 18-30 vjeç për t’i njoftuar me inteligjencën artificiale (AI), machine learning dhe veglat e saj. Ky aktivitet synon të nxisë interesimin e të rinjve në këto fusha dhe t’i pajisë ata me njohuri bazike për përdorimin e AI-së.

Ky bootcamp do të zhvillohet në hapësirat e MICP në format hibrid (online dhe fizikisht), duke ofruar mundësi për pjesëmarrje për të gjithë të interesuarit brenda dhe jashtë Kosovës. Të rinjtë dhe të rejat nga diaspora inkurajohen dhe kanë përparësi për pjesëmarrje në këtë program, i cili mbi të gjitha do të shërbejë për krijimin e një rrjeti të rinjsh të apasionuar pas teknologjisë dhe aplikimit të saj në fusha të ndryshme.

 

Qëllimet e Bootcamp-it janë:

– Të prezantojë bazat e inteligjencës artificiale dhe machine learning.

– Të ofrojë një kuptim praktik të përdorimit të veglave të AI.

– Të zhvillojë aftësitë e pjesëmarrësve për të kuptuar dhe aplikuar konceptet e AI-së në projekte reale.

– Të krijojë një rrjet të rinjsh të interesuar në teknologjitë e AI-së.

Kriteret për aplikim:

  • Të rinjtë e moshës 18-30 vjeç nga Kosova dhe diaspora (Përparësi kanë të rinjtë nga diaspora)
  • Të jeni të interesuar në fushat e inteligjencës artificiale dhe teknologjisë.

 

Të interesuarit për pjesëmarrje në program klikoni këtu.

 

Afati i fundit për aplikim është 4 tetor 2024

From the blog

Stay in the know.