We organize numerous events each year, showcasing speakers, community members, mentors and influencers that inspire and innovate.
03/11/2026 6:00 pm
Si mund ta shfrytëzojmë Inteligjencën Artificiale për të krijuar dhe menaxhuar një biznes?
Në këtë Meetup, Nora Hasani, Themeluese & CEO e CirclEx, do të ndajë përvojën e saj dhe perspektivën mbi mënyrën se si AI mund të përdoret për të optimizuar proceset e punës, për të rritur efikasitetin dhe për të ndërtuar biznese më të suksesshme.Një mundësi për të mësuar nga përvoja praktike, për të shkëmbyer ide dhe për të zbuluar mënyra të reja se si teknologjia mund të bëhet pjesë e përditshmërisë suaj profesionale.
3 nëntor 2026
18:00
ITP Coworking Space
Pjesëmarrja është falas, por vendet janë të limituara! LINKU PËR REZERVIME
Ju mirëpresim!
13/06/2025 5:00 pm
A po ju duket se nuk po mundeni me qenë në hap me të gjitha ndryshimet në teknologji, sidomos në fushën e AI? 🤖
Mos u brengosni – kemi diçka për ju! 🎨✨
Ejani në workshop-in “AI Tools for Digital Creativity”, ku do të mësoni se si inteligjenca artificiale po transformon industrinë kreative – nga dizajni grafik deri te prodhimi i videove.
📌 Çfarë do të përfitoni:
✅ Demonstrime të mjeteve më të reja AI
✅ Rrjetëzim me pasionantë tjerë të kësaj fushe
✅ Frymëzim për projektet tuaja të ardhshme
📅 Data: 13.06.2025
🕒 Ora: 17:00
📍 Lokacioni: Makerspace Innovation Center Prizren
🔗 Regjistrohu këtu!
Vendet janë të limituara!
11/02/2025 6:00 pm
Kush është klienti yt ideal? Le ta zbulojmë në këtë event që mbahet me datë 11.02.2025.
Po e sjellim një event ekskluziv për t’i hedhur dritë Profilit të Klientit Ideal për biznesin/startup-in tënd – strategji që do ta ndryshojë mënyrën se si të qasesh ndaj tregut!
Pse është i rëndësishëm Profili i Klientit Ideal për një biznes ose startup?
Një nga sfidat më të theksuara për bizneset dhe startup-et është të kuptojnë se kë duhet ta targetojnë dhe si t’u qasen klientëve të tyre potencialë. PKI është një strategji që ndihmon ndërmarrësit të kuptojnë se:
– Kush është klienti i tyre më i vlefshëm
– Çfarë janë nevojat e tij dhe si mund t’i plotësojë ato
– Si të targetohen këta klientë me mesazhe dhe oferta të duhura
Pse duhet të merrni pjesë në këtë event?
– Folës special: Mati Barbero – Ekspert ndërkombëtar, mentor i startup-eve, investitor, i cili ka ndihmuar mbi 300 biznese të akselerojnë suksesin e tyre dhe bashkëthemelues i produktit SaaS, Shcoolin 1 me mbi 700.000 përdorues.
– Strategji reale dhe të praktikuara në treg – Mëso metodat, strategjitë dhe implemento ato duke i targetuar klientët e duhur të biznesit/startup-it tënd.
– Mundësi unike për rrjetëzim: Bashkohu me ndërmarrës, biznese, startup-e, profesionistë të fushave relevante dhe ndaj ide e eksperienca të përbashëta biznesore.
Detajet e eventit:
📅 Data: 11.02.2025, e martë, 18:00h
📍 Lokacioni: ITP Coworking Space
Formati: Anglisht
🎟️ Vendet janë të limituara – REGJISTROHU
Ky event mundësohet në partneritet me SwissEp.
20/06/2024 2:00 pm
Makerspace Innovation Center Prizren organizon një ngjarje të rëndësishme me datë 20 Qershor 2024, në sallën e konferencave të ITP Prizren. Demo Day, ngjarja ku do të paraqiten arritjet e startup-eve të Programit “Idea-to-Scale”.
Gjatë kësaj ngjarje, 11 startup-e nga kohorta e dytë e këtij programi do të prezantojnë zgjidhjet e tyre të biznesit ku do të shfaqin strategjitë dhe potencialin e tyre për rritje, ndërsa do të përgjigjen pyetjeve nga investitorët potencialë.
Për ata që janë të interesuar për të mësuar më shumë rreth programit “Idea-to-Scale”, ky program është një iniciativë e Makerspace Innovation Center Prizren, e mbështetur nga GIZ Kosovo, Komuna e Prizrenit dhe Swiss EP.
Programi ka filluar në vitin 2022 dhe synon të udhëzojë startup-et drejt suksesit përmes inkubimit, zhvillimit të kapaciteteve dhe edukimit.
Detajet e eventit:
Data: 20 Qershor, 2024
Ora: 14:00
Lokacioni: Salla e Konferencave, ITP Prizren, Prizren
Sign up for our newsletter to stay updated and receive the latest news, updates, and valuable insights.