“Business Modelling and Value Proposition” trajtohet në kuadër të programit “Idea-To-Scale”

Startup

05.07.2023

Në punishten e radhës me startup ekipet e Inkubatorit “Idea-to-Scale” kishim Inga Uus në temën “Business Modelling and Value Proposition”.

Share

Me startup-ët e Inkubatorit “Idea-to-Scale”, e mbajtëm punishten e radhës “Business Modelling and Value Proposition”.

Kjo punishte interaktive dhe praktike për secilin ekip solli një reflektim të thellë mbi komponentët kyçe të një modeli të suksesshëm biznesi, duke përfshirë segmentet e klientëve, propozimet e vlerës, rrjedhat e të ardhurave dhe strukturën e kostos.

Punishtja u realizua nën udhëheqjen e znj. Inga Uus nga Lituania, e cila ka eksperiencë mbi 25 vjeçare në konsulencë, në fushat e marketingut strategjik, zhvillimit strategjik, ndërgjegjësimit të konsumatorëve, krijimit të zgjidhjeve inovative dhe komercializimit të produkteve të reja, kryesisht me startup biznese në faza të ndryshme të zhvillimit, e cila shquhet si një startup trajnere nga puna e saj e suksesshme me startup-ët nga Lituania.

Ekipet do të vazhdojnë t’i ndjekin sesionet individuale me trajneren, duke i adaptuar komponentët e biznes modelit dhe propozimit të vlerës me fushëveprimin e startup-it të tyre.

Programi “Idea-to-Scale” mbështetet nga GIZ Kosovo, ITP Prizren, DTC (Digital Transformation Center) dhe Komuna e Prizrenit.

From the blog

Stay in the know.