We organize numerous events each year, showcasing speakers, community members, mentors and influencers that inspire and innovate.
13/06/2025 5:00 pm
A po ju duket se nuk po mundeni me qenë në hap me të gjitha ndryshimet në teknologji, sidomos në fushën e AI? 🤖
Mos u brengosni – kemi diçka për ju! 🎨✨
Ejani në workshop-in “AI Tools for Digital Creativity”, ku do të mësoni se si inteligjenca artificiale po transformon industrinë kreative – nga dizajni grafik deri te prodhimi i videove.
📌 Çfarë do të përfitoni:
✅ Demonstrime të mjeteve më të reja AI
✅ Rrjetëzim me pasionantë tjerë të kësaj fushe
✅ Frymëzim për projektet tuaja të ardhshme
📅 Data: 13.06.2025
🕒 Ora: 17:00
📍 Lokacioni: Makerspace Innovation Center Prizren
🔗 Regjistrohu këtu!
Vendet janë të limituara!
11/02/2025 6:00 pm
Kush është klienti yt ideal? Le ta zbulojmë në këtë event që mbahet me datë 11.02.2025.
Po e sjellim një event ekskluziv për t’i hedhur dritë Profilit të Klientit Ideal për biznesin/startup-in tënd – strategji që do ta ndryshojë mënyrën se si të qasesh ndaj tregut!
Pse është i rëndësishëm Profili i Klientit Ideal për një biznes ose startup?
Një nga sfidat më të theksuara për bizneset dhe startup-et është të kuptojnë se kë duhet ta targetojnë dhe si t’u qasen klientëve të tyre potencialë. PKI është një strategji që ndihmon ndërmarrësit të kuptojnë se:
– Kush është klienti i tyre më i vlefshëm
– Çfarë janë nevojat e tij dhe si mund t’i plotësojë ato
– Si të targetohen këta klientë me mesazhe dhe oferta të duhura
Pse duhet të merrni pjesë në këtë event?
– Folës special: Mati Barbero – Ekspert ndërkombëtar, mentor i startup-eve, investitor, i cili ka ndihmuar mbi 300 biznese të akselerojnë suksesin e tyre dhe bashkëthemelues i produktit SaaS, Shcoolin 1 me mbi 700.000 përdorues.
– Strategji reale dhe të praktikuara në treg – Mëso metodat, strategjitë dhe implemento ato duke i targetuar klientët e duhur të biznesit/startup-it tënd.
– Mundësi unike për rrjetëzim: Bashkohu me ndërmarrës, biznese, startup-e, profesionistë të fushave relevante dhe ndaj ide e eksperienca të përbashëta biznesore.
Detajet e eventit:
📅 Data: 11.02.2025, e martë, 18:00h
📍 Lokacioni: ITP Coworking Space
Formati: Anglisht
🎟️ Vendet janë të limituara – REGJISTROHU
Ky event mundësohet në partneritet me SwissEp.
20/06/2024 2:00 pm
Makerspace Innovation Center Prizren organizon një ngjarje të rëndësishme me datë 20 Qershor 2024, në sallën e konferencave të ITP Prizren. Demo Day, ngjarja ku do të paraqiten arritjet e startup-eve të Programit “Idea-to-Scale”.
Gjatë kësaj ngjarje, 11 startup-e nga kohorta e dytë e këtij programi do të prezantojnë zgjidhjet e tyre të biznesit ku do të shfaqin strategjitë dhe potencialin e tyre për rritje, ndërsa do të përgjigjen pyetjeve nga investitorët potencialë.
Për ata që janë të interesuar për të mësuar më shumë rreth programit “Idea-to-Scale”, ky program është një iniciativë e Makerspace Innovation Center Prizren, e mbështetur nga GIZ Kosovo, Komuna e Prizrenit dhe Swiss EP.
Programi ka filluar në vitin 2022 dhe synon të udhëzojë startup-et drejt suksesit përmes inkubimit, zhvillimit të kapaciteteve dhe edukimit.
Detajet e eventit:
Data: 20 Qershor, 2024
Ora: 14:00
Lokacioni: Salla e Konferencave, ITP Prizren, Prizren
Sign up for our newsletter to stay updated and receive the latest news, updates, and valuable insights.