Hapet thirrja në programin për mbështetjen e bizneseve fillestare (Startup) dhe fuqizimin e bizneseve mikro, të vogla dhe të mesme në sektorin e mobilerisë përmes digjitalizimit

Startup

28.11.2023

Një mundësi e jashtëzakonshme për bizneset që synojnë të nxisin inovacionin dhe zhvillimin e vazhdueshëm.

Share

Makerspace Innovation Center Prizren, me mbështetje nga Komuna e Prizrenit dhe projekti FEGO, lanson programin për mbështetjen e bizneseve fillestare (Startup) dhe fuqizimin e bizneseve mikro dhe të vogla në sektorin e mobilerisë përmes digjitalizimit. Programi synon të nxisë dhe promovojë inovacionin në këtë sektor për të rritur konkurrueshmërinë dhe suksesin duke shfrytëzuar ekspertizën e nevojshme në nxitjen e kreativitetit, inovacionit dhe zhvillimit të bizneseve në këtë fushë.

Synimet specifike të këtij programi janë: 

  • Të mbështeten 15 biznese – fillestare startup, biznese mikro dhe të vogla.
  • Të stimulohet inovacioni dhe kreativiteti brenda industrisë së përpunimit të drurit, mobilerisë dhe artizanatit.
  • Edukim teknik dhe biznesi përmes kampeve dhe mentorimit, duke theksuar zhvillimin e aftësive.
  • Të mundësohet transformimi digjital për bizneset pjesëmarrëse, duke siguruar konkurreshmërinë e tyre në tregun modern.
  • Promovimi i rrjetëzimit dhe bashkëpunimit ndërmjet bizneseve pjesëmarrëse për të nxitur një ekosistem gjithëpërfshirës.

Kategoria e bizneseve që mund të aplikojnë:

Për t’u kualifikuar për pjesëmarrje në këtë thirrje, aplikanti/ja duhet:

        Të jetë shtetas i Kosovës dhe banor rezident i Komunës së Prizrenit (dëshmohet me kopjen e letërnjoftimit).
        Kategoria 1: Bizneset e reja Sturtup (Biznes i paregjistruar).
        Kategoria 2: Bizneset mikro dhe të volga (1 deri 49 punëtorë).
        Përparësi kanë bizneset e themeluara/bashkë-themeluara nga vajzat/gratë.

Përfitimet e programit për secilën kategori:

Kategoria 1

  • Pjesëmarrje në kampin përgatitor (bootcamp).
  • Përfitimi i shërbimeve, si mëposhtë:
    • Trajnim në makinat CNC për të rritur shkathtësitë teknike.
    • Anëtarësimet në hapësira të përbashkëta pune: Qasje në hapësirat e përbashkëta ose private të punës.
    • Zhvillimi i markës: Mbështetje në zhvillimin e një identiteti unik të markës.
    • Zhvillimi i uebfaqes: Asistencë në krijimin e një pranie në internet.
    • Menaxhimi i rrjeteve sociale: Udhëzime për përdorimin efektiv të rrjeteve sociale për marketing.
    • Mbështetje në shërbime kontabiliteti: Ndihmë me menaxhimin financiar dhe kontabilitetin.

Kategoria 2

  • Pjesëmarrje në programin e mentorimit: Pjesëmarrësit do të bashkohen me mentorë me përvojë, të cilët mund të ofrojnë udhëzime dhe mbështetje gjatë rrugëtimit të biznesit të tyre.
  • Mbështetje në transformim digjital: Kjo do të përfshijë vlerësime të nevojave për transformim digjital, asistencë në zhvillimin dhe zbatimin e planeve të transformimit digjital dhe trajnime për përdorimin e teknologjive digjitale.
  • Përfitimi i shërbimeve, si mëposhtë:
    • Trajnim në makinat CNC për të rritur shkathtësitë teknike.
    • Anëtarësimet në hapësira të përbashkëta pune: Qasje në hapësirat e përbashkëta ose private të punës.
    • Zhvillimi i markës: Mbështetje në zhvillimin e një identiteti unik të markës.
    • Zhvillimi i uebfaqes: Asistencë në krijimin e një pranie në internet.
    • Menaxhimi i rrjeteve sociale: Udhëzime për përdorimin efektiv të rrjeteve sociale për marketing.
    • Mbështetje në shërbime kontabiliteti: Ndihmë me menaxhimin financiar dhe kontabilitetin.

Për më shumë informacione në lidhje me programin dhe aplikimin klikoni te linku në vazhdim: https://shorturl.at/rxBQR

Linku për aplikim: https://shorturl.at/DRU39

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 10.12.2023.

Pyetjet eventuale mund të dërgohen në e-mailin vijues: info@makerspaceprizren.com ose përmes telefonit zyrtar tel: 049473001 deri më 08.12.2023, ora 17:00.

From the blog

Stay in the know.