Hapet zyrtarisht Programi i Pre-Akseleratorit: Një mundësi për startupet e Kosovës drejt rritjes, zgjerimit dhe investimeve

News

12.12.2025

Në Makerspace Innovation Center Prizren, data 4 dhjetor, 2025, u shënua fillimi i programit kombëtar të Pre-Acceleratorit.

Share

Ka nisur implementimi i një iniciative të krijuar për të mbështetur startup-et kosovare, që tashmë kanë kaluar fazat e hershme dhe janë gati të zhvillohen drejt tregjeve të reja dhe investimeve. Pre-Acceleratori është një program intensiv 15-javor i fokusuar në mbështetjen e ekipeve të gatshme për zhvillim të biznesit, duke u ofruar atyre udhëzime strategjike, mentorim të specializuar dhe përgatitje të avancuar për investime. Programi synon të ndihmojë startupet të kapërcejnë sfidat ndërmjet një produkti të mirëfilltë dhe një biznesi të qëndrueshëm dhe të zgjerohet në tregje të reja, si dhe të përgatiten për procesin e vlerësimit dhe investimit. Kjo nismë vjen si një zgjidhje konkrete për nevojat reale të ekosistemit kosovar, i fokusuar në rritjen, zgjerimin dhe përgatitjen e ndërmarrjeve të teknologjisë për hapa më të mëdhenj biznesi.

Në kuadër të fillimit të këtij programi, u mbajt sesioni i parë grupor i Pre-Acceleratorit, i cili do t’ju shërbejë startup-eve me mjetet dhe strukturat bazë që do t’i udhëheqin gjatë 15 javëve të ardhshme. Përmes një agjende të qartë, u mbuluan temat thelbësore që çdo startup ka nevojë t’i zotërojë për të avancuar drejt rritjes dhe investimit.

Programi i Pre-Acceleratorit ofron një kornizë të plotë zhvillimi për startupet që janë në një faze më të maturuar dhe kanë nevojë për qartësim strategjik, strukturë pune dhe mbështetje praktike për të avancuar drejt tregut.

Çfarë i pret startupet në këtë program:

  1. Ekspertizë e specializuar nga profesionistë të industrisë: strukturimi i vlerës dhe modelimi i problemit, analiza e përdoruesve dhe validimi, produktizimi dhe zhvillimi i mvp, strategjitë e hyrjes në treg, financat për startupet dhe përgatitja për investim.
  2. Mbështetje 1:1 e personalizuar për çdo ekip: Secili startup merr: diagnozë të gjendjes aktuale, objektiva të qarta për 8 javët, planifikim të sprint-eve, monitorim të progresit dhe korrigjime strategjike të vazhdueshme.
  3. Strukturë pune e standardizuar dhe metrika të matshme: dorëzime javore, udhëzime për proceset e produktit, template për planifikim dhe strategji, një sistem accountability që siguron ritëm dhe fokus, qasje në rrjetin e aktorëve të ekosistemit, përgatitje të plotë për prezantimin final dhe investime për startup-et e suksesshme.

Mbyllja e sesionit të parë krijoi një kuptim të qartë se çfarë i pret ekipet në javët në vijim. Themeluesit tashmë kanë një bazë të përbashkët, një strukturë pune dhe një ide më të saktë mbi hapat që duhet të ndërmarrin. Tani nis pjesa më e vërtetë e procesit: puna e qëndrueshme, testimet dhe marrja e vendimeve që formësojnë drejtimin e produktit. Përkrahja e programit dhe e mentorëve do të jetë aty, por ritmi dhe përkushtimi i secilit ekip do të bëhen faktorët kyç në rritjen e tyre.

E përkrahur nga GIZ Kosovo, ITP Prizren dhe Komuna e Prizrenit.

From the blog

Stay in the know.