Hapet thirrja për Edicionin e tretë të Inkubatorit “Idea-to-Scale” Apliko Tani! →

Shndërroje idenë e startup-it tënd në realitet – Bashkohuni në edicionin e 3-të të "Idea-to-Scale"!

Përmbledhje e Programit "Idea-to-Scale"

“Idea-to-Scale” është një program inkubimi 6-mujor që mbështet startup-et në fazat e hershme në Prizren me mentorim, trajnim praktik, hapësirë pune dhe mundësi rrjetëzimi. Ky edicion i ri mirëpret një grup të ri ndërmarrësish për t’i validuar idetë, forcuar modelet e biznesit dhe eksploruar mundësitë e financimit.

Pjesëmarrësit do të angazhohen në studime rasti reale, do të përmirësojnë strategjitë financiare dhe të marketingut, si dhe do të zhvillojnë produktet e tyre me mbështetjen e ekspertëve. Me një hapësirë të dedikuar pune dhe qasje të drejtpërdrejtë te mentorët, investitorët dhe aktorët kyç të industrisë, “Idea-to-Scale” ofron mjetet dhe lidhjet e nevojshme për rritje. Aplikimet janë tani të hapura!

Pse të bëheni pjesë e "Idea-to-Scale"?

Burime për Rritjen e Startup-it
Përfitoni qasje në hapësirë bashkëpunuese pune, mjete esenciale dhe sesione të udhëhequra nga ekspertë.
Mbështetje për Validimin e Tregut
Testoni modelin tuaj të biznesit, zbuloni kush është audienca juaj dhe përsosni zgjidhjen tuaj.
Mentorim nga ekspertë vendorë dhe të huaj
Merrni udhëzime nga ndërmarrës me përvojë, investitorë dhe liderë biznesi.
Qasje në Financim dhe Investime
Mësoni si të siguroni financime dhe të prezantoni biznesin me sukses para investitorëve.

Rrugëtimi hap pas hapi i Startup-it tuaj

Ndiqni një rrugë të strukturuar nga validimi i idesë deri te zhvillimi i produktit dhe rritja e biznesit!

  • Hapja e Thirrjes

    Thirrja për aplikime është e hapur nga 23 Shkurti 2025. Startup-et e interesuara duhet të dorëzojnë një prezantim të idesë dhe të plotësojnë formularin e aplikimit duke përshkruar idenë e biznesit, ekipin dhe tregun e synuar. Një komision përzgjedhës do të vlerësojë aplikimet bazuar në realizueshmërinë, inovacionin dhe potencialit për rritje. Ekipet e përzgjedhura do të kenë mundësinë të prezantojnë idetë e tyre para një paneli ekspertësh dhe më pas do të bëhet përzgjedhja finale e ekipeve që pranohen në program. Për më shumë informacione, shihni Udhëzuesin e Aplikimit.

  • Periudha e Inkubimit (6 Muaj)

    Startup-et e përzgjedhura do të kalojnë një periudhë intensive 6-mujore, e cila përfshin mentorim, punëtori praktike, hapësirë të dedikuar pune dhe mundësi rrjetëzimi. Gjatë kësaj periudhe, pjesëmarrësit do të zhvillojnë dhe përmirësojnë modelet e tyre të biznesit, do të marrin njohuri mbi tregun dhe do të fitojnë aftësitë e nevojshme për të avancuar startup-et e tyre.

    Faza e Parë
    Modeli i Biznesit & Planifikimi Financiar
    • Mësoni si të strukturoni një biznes të qëndrueshëm dhe të zhvilloni strategji financiare.
    Marketingu, Brendimi & Komunikimi
    • Krijoni një identitet tërheqës për brendin tuaj dhe strategji efektive të marketingut.
    Faza e Dytë
    Zhvillimi & Avancimi i Produktit/Prototipit
    • Përmirësoni produktet tuaja për të përmbushur më mirë nevojat e tregut.
    Zbulimi i Klientëve, Partneritetet & Shitjet
    • Identifikoni klientët e synuar, ndërtoni partneritete strategjike dhe kuptoni rolin e bashkëthemeluesve.
    Faza e Tretë
    Zhvillimi i Kompanisë, Burimet e Financimit & Investimet
    • Mësoni si të siguroni financime, të tërhiqni investitorë dhe të përgatiteni për rundet e investimeve.
    Pitching
    • Mësoni si të prezantoni idenë tuaj para investitorëve, partnerëve dhe klientëve potencialë.
  • Demo Day

    Në fund të programit, startup-et pjesëmarrëse do të prezantojnë zgjidhjet e tyre të biznesit para një audience që përfshin mentorë, partnerë, biznese dhe liderë të industrisë në Demo Day. Kjo ngjarje hedh në pah një moment historik për ta, duke i lejuar të prezantojnë progresin e tyre, të tërheqin investitorë potencialë, të krijojnë partneritete, të rrjetëzohen me palët e interesuara dhe të fitojnë vizibilitet në ekosistemin e ndërmarrësisë.

  • Periudha e Inkubimit

Kriteret e Kualifikimit

Për t'u kualifikuar në program, aplikantët potencialë të inkubatorit "Idea-to-Scale" duhet të plotësojnë këto kritere të caktuara.

Të kenë një ide biznesi të qartë, inovative dhe të mirë-definuar.
Të jeni një startup në fazë të hershme që kërkon mentorim dhe mbështetje për zhvillim.
Të jeni mbi 18 vjeç, qoftë si individ apo si pjesë e një ekipi.
Të keni startup në një nga këta sektorë: ICT & Teknologji, IoT, Energji e Gjelbër ose Industri Kreative.
Të jeni nga Komuna e Prizrenit dhe rajonit përreth
Të jeni të përkushtuar për të ndjekur të gjitha sesionet e programit, takimet me mentorë dhe eventet e rrjetëzimit.

Historitë e Suksesit nga Edicionet e Kaluara

Zbuloni historitë e suksesit të edicioneve të mëparshme, ku pjesëmarrësit kthyen idetë e tyre në biznese në rritje!

“Idea-to-Scale” është një program inkubimi 6-mujor që ndihmon startup-et në fazat e hershme të zhvillojnë modelet e tyre të biznesit, të marrin mentorim dhe të lidhen me ekspertë të industrisë.

Ekipet e startup-eve me ide inovative biznesi që janë të përkushtuar të marrin pjesë në të gjitha aktivitetet e programit. Aplikantët duhet të jenë të paktën 18 vjeç ose të kenë një anëtar të ekipit që plotëson këtë kriter moshe.

Një komision përzgjedhës i përbërë nga ekspertë të biznesit dhe teknologjisë vlerëson aplikimet bazuar në inovacion, realizueshmëri dhe potencial për rritje. Ekipet e përzgjedhura do të kenë mundësinë të prezantojnë idetë e tyre para përzgjedhjes finale.

Programi zgjat gjashtë muaj dhe përfshin mentorim, punëtori dhe mundësi rrjetëzimi.

Startup-et do të përfitojnë mentorim, hapësirë të dedikuar pune, mbështetje për zhvillimin e biznesit, mundësi rrjetëzimi dhe qasje në burime që i ndihmojnë të rriten. Programi ofron gjithashtu trajnime për pitching dhe përgatitje për investime, duke u dhënë pjesëmarrësve mundësinë të prezantojnë biznesin e tyre në Demo Day.

Jo, programi është plotësisht i financuar, dhe startup-et e përzgjedhura marrin pjesë falas.

Po, për sa kohë që biznesi juaj është ende në fazat e hershme dhe kërkon mentorim dhe mbështetje për zhvillim.

Jo, por ideja juaj duhet të jetë qartë e përcaktuar, me një vizion të qartë për zhvillim dhe potencial në treg. Programi do t’ju ndihmojë të përmirësoni modelin e biznesit dhe të punoni drejt ndërtimit të një prototipi ose MVP deri në fund të tij.

Pjesëmarrësit duhet të marrin pjesë në sesione mentorimi, punëtori dhe evente rrjetëzimi përgjatë gjashtë muajve. Angazhimi i plotë është i domosdoshëm për të përfituar maksimalisht nga programi.

Për më shumë detaje mbi procesin e aplikimit, shikoni Udhëzuesin e Aplikimit, na kontaktoni në info@makerspaceprizren.com ose telefononi në +383 49 473 401.

Lajme të Ngjashme