Integrimi i Inteligjencës Artificiale (AI) në trajnimet e Makerspace Innovation Center Prizren

Career

05.03.2026

Fuqizimi i të rinjve dhe profesionistëve me aftësi të së ardhmes përmes teknologjisë dhe inovacionit

Share

Në një botë ku teknologjia evoluon me ritme të shpejta, Inteligjenca Artificiale (AI) është bërë një nga fuqitë më transformuese në tregun global të punës. Në Makerspace Innovation Center Prizren (MICP) ne jemi të përkushtuar të sjellim këto inovacione përpara për të rinjtë dhe profesionistët e komunitetit tonë, duke integruar AI-në drejtpërdrejt në programet tona trajnues dhe iniciativa edukative.

Pse AI është e rëndësishme në trajnime?

Inteligjenca Artificiale ka ndryshuar mënyrën se si punojmë, krijojmë, dizajnojmë dhe zhvillojmë zgjidhje për probleme reale. Nga automatizimi i detyrave të përsëritshme, te krijimi i përmbajtjes, analizimi i të dhënave apo ndihmë në vendimmarrje, AI është një mjet kyç për çdo profesion të ardhshëm. Për këtë arsye, MICP e sheh integrimin e AI-së si një hap strategjik drejt përgatitjes së brezave të ardhshëm për tregun e punës global dhe konkurrues.

Si kemi filluar ta përfshijmë AI?

Ne kemi filluar të inkorporojmë elemente të IA-së në trajnimet tona ekzistuese, duke kombinuar aftësitë teknike dhe kreative me përdorimin e mjeteve dhe metodave bazuar në IA. Disa nga mënyrat konkrete përfshijnë:

🚀 Trajnime të përditësuara me module AI – Për shembull, trajnimi si Web Development with AI dhe Digital Design (+AI) që u ofrojnë pjesëmarrësve jo vetëm bazat e fushave përkatëse, por edhe mënyrat si mund të përdorin inteligjencën artificiale për të përmirësuar punën e tyre.

🤖 Workshope dhe ‘bootcamps’ të dedikuara për AI – MICP ka organizuar evente si AI Tools for Digital Creativity dhe ‘bootcamps’ që lidhen me përdorimin e veglave inteligjente në krijimtarinë digjitale dhe industrinë kreative, ku pjesëmarrësit kanë mësuar se si IA mund të aplikohet në mënyrë praktike.

Përmes këtyre moduleve, pjesëmarrësit jo vetëm mësojnë teori, por praktikojnë përdorimin e IA-së në mënyrë që të jenë të përgatitur për sfidat reale në fusha të ndryshme punësimi.

Hapat e ardhshëm në ofertën tonë të trajnimeve

MICP synon që:

  • Të zhvillojë trajnime të reja me fokus të plotë në AI të cilat mbulojnë tema si machine learning dhe automatizim kreativ.
  • Të integrojë tutje AI në trajnimet ekzistuese për të sjellë një qasje moderne dhe praktike mësimore.
  • Të krijojë partneritete me organizata teknologjike dhe startup-e për të ofruar eksperienca praktike dhe mundësi punësimi për pjesëmarrësit.

🎓 Për kë janë këto programe?

Programet dhe workshop-et tona janë të dizajnuara për:

  • Të rinj të moshës 16–35 vjeç që dëshirojnë një karrierë digjitale.
  • Profesionistë që dëshirojnë të zgjeruar aftësitë e tyre teknike me AI.
  • Start-up-e dhe inovatorë që duan të përdorin inteligjencën artificiale në zgjidhjet e tyre të biznesit.

Në Makerspace Innovation Center Prizren, ne besojmë se Inteligjenca Artificiale nuk është vetëm e ardhmja, ajo është e tashmja. Prandaj, ne jemi të përkushtuar t’ju ndihmojmë të jeni pjesë e këtij rifillimi digjital, duke transformuar idetë tuaja në aftësi praktike që sjellin impakt në tregun e punës dhe shoqërinë.

From the blog

Stay in the know.