25.09.2025
Makerspace Innovation Center Prizren gjithmonë iniciator i forcimit të këtyre programeve, duke krijuar mundësi të reja dhe me vlerë jo vetëm për komunitetin local, por edhe më gjerë.
Prizren, 24.09.2025
Megjithëse Prizreni tashmë disponon një program inkubimi për biznese fillestare, rajoni ka ende nevojë për një qasje më ambicioze dhe një fokus më të theksuar në zhvillimin e ideve cilësore e inovative të mbështetura nga vendosmëria për sukses. Makerspace Innovation Center Prizren ka qenë gjithmonë iniciator i forcimit të këtyre programeve, duke krijuar mundësi të reja dhe me vlerë jo vetëm për komunitetin local, por edhe më gjerë.
Për t’iu përgjigjur kësaj nevoje, u hartua një iniciativë edukuese – Startup Bootcamp. Thirrja për pjesëmarrje në këtë ngjarje zgjoi një interesim të jashtëzakonshëm me rreth 100 aplikime, ku 80 prej tyre u përzjodhën si pjesëmarrës, të cilët formuan 25 ekipe. Gjatë kësaj ngjarjeje, të rinjtë ndërmarrës u sfiduan, u trajnuan dhe hodhën hapin e parë drejt rafinimit të ideve të tyre, duke fituar njohuri të reja dhe besimin për të vazhduar më tej.
Kjo përpjekje shërbeu si bazë për nisur Edicionin e 3-të të Programit Idea-to-Scale, një program ekskluziv 6-mujor inkubimi, i cili mbështet startup-et në fazat e hershme të zhvillimit. Nga mbi 20 aplikime, në fazën e inkubimit u përzgjodhën 9 startup-e.
Gjatë këtij programi, ekipet patën qasje në një gamë të gjerë mbështetjesh, përfshirë:
Në total, startup-et kanë ndjekur mbi 90 orë mentorimi grupor dhe individual, duke ndërtuar hap pas hapi bazat e biznesit të tyre. Në përmbyllje të programit, këto 9 ekipe prezantuan para publikut rrugëtimin e tyre, vizionin e ardhshëm dhe progresin e arritur gjatë muajve të inkubimit.

Kryetari Totaj, i pranishëm në këtë ngjarje, theksoi se, “Prizreni gjithmonë ka qenë një qytet i ideve dhe krijimtarisë. Me programe si ky, po krijojmë një mjedis ku të rinjtë tanë mund t’i shndërrojnë ëndrrat e tyre në biznese të qëndrueshme. Makerspace Innovation Center ka dëshmuar me punën e vet se është një partner i çmuar në fuqizimin e rinisë dhe në zhvillimin e ekosistemit të startup-eve në qytetin tonë.”
Në anën tjetër, një prej partnerëve kyç për programin, Drejtori i Parkut ITP Prizren Hans Juergen Cassens tha se, “Si Park i Inovacionit dhe Trajnimit kemi krijuar së bashku një mjedis ku idetë e reja marrin jetë dhe ku të rinjtë e Kosovës kanë mundësi të zhvillojnë aftësitë e tyre. Ky program ka treguar se me mbështetjen e duhur, kreativiteti dhe vendosmëria e të rinjve mund të shndërrohen në projekte konkrete me potencial të madh për tregun vendor dhe ndërkombëtar.”

Dita e Prezantimeve shënoi kulmin e punës së tyre shumëmujore dhe një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të ekosistemit të startup-eve në Kosovë.
Sign up for our newsletter to stay updated and receive the latest news, updates, and valuable insights.