About the course
Trajnimi përgatit kandidatët se si të përdorin ruterat CNC dhe të krijojnë dizajne të sakta dhe komplekse nga materiale të ndryshme, duke përfshirë drurin, plastikën dhe metalin. Trajnimi do të mbulojë tema të tilla si operimin e makinës, softuerin e projektimit, përzgjedhjen e veglave dhe mirëmbajtjen.
Ky trajnim është i përshtatshëm për individët të cilët janë të interesuar të punojnë në prodhim dhe përpunim të drurit, ose që janë të interesuar të krijojnë dizajne dhe produkte me porosi. Trajnimi do t'ju pajisë me aftësitë e nevojshme për të operuar me CNC makinë për prodhim dhe dizajnim të punimeve cilësore.
I fokusuar në pjesën teorike dhe praktike me modulet si: Dizajn 2D dhe 3D i produkteve të gdhendjes CNC, Këshilla dhe praktika të njohura që përdoren në industri, Projektimi i produkteve për makineri CNC, Mësimi i pjesëve përbërëse të makinave CNC, Mësimi i G-Code, llojet dhe mënyrat e lëvizjes, Rritja e aftësive praktike gjatë trajnimit, Vizita studimore në kompanitë vendore që përdorin CNC për prodhim dhe përpunim, Trajnim i fokusuar në aftësitë teknike dhe praktike, Mundësi punësimi ose punë praktike për kandidatët te partnerët tanë.
Who leads this course?
Fehim Karahoda
Modelim dhe 3D printim
I pajisur me ekspertizë të fushës, ai do t’ju ndihmoj në krijimin e dizajneve komplekse duke përdorur teknikat e fundit printuese.