07.11.2025
Bizneset e tekstilit në Prizren fitojnë aftësi të reja në marketing digjital dhe përdorimin e inteligjencës artificiale.
Një grup prej 6 pjesëmarrësish nga sektori i tekstilit dhe veshmbathjeve në Prizren kanë përfunduar me sukses trajnimin “Social Media + AI”, të organizuar nga Makerspace Innovation Center Prizren (MICP) në bashkëpunim me projektin FEGO nga Swisscontact. Ky program gjashtëjavor synoi t’u japë bizneseve njohuri praktike për të forcuar prezencën e tyre digjitale dhe për të shfrytëzuar mjetet e inteligjencës artificiale në promovimin dhe zhvillimin e biznesit të tyre apo në vendin ku ata punojnë.

Gjatë 18 sesioneve trajnuese (72 orë akademike), pjesëmarrësit mësuan si të krijojnë përmbajtje tërheqëse, të ndërtojnë identitetin e brendit në rrjete sociale dhe të menaxhojnë fushata reklamuese në platforma të ndryshme. Një pjesë thelbësore e programit ishte përdorimi i mjeteve të inteligjencës artificiale për ide kreative, gjenerimin e përmbajtjes vizuale dhe përmirësimin e performancës digjitale.
Në ceremoninë përmbyllëse, pjesëmarrësit u pajisën me certifikata për përfundimin e suksesshëm të trajnimit, duke u bërë pjesë e një komuniteti në rritje të profesionistëve që ndërthurin kreativitetin me teknologjinë. Ky aktivitet përforcoi bashkëpunimin ndërmjet MICP, Swisscontact dhe industrisë lokale të tekstilit, në kuadër të përpjekjeve për të promovuar inovacionin, zhvillimin digjital dhe ndërmarrësinë.
Sign up for our newsletter to stay updated and receive the latest news, updates, and valuable insights.