MBËSHTETUR NGA:

Programi i trajnimeve në shkathtësi digjitale për punësim në Dizajn Grafik dhe Programim

KOMPANITË PARTNERE:

Eksploro dhe krijo karrierën tënde digjitale!

Në foto: Eriola Uzunaj, Abdulla Kryeziu (përfituesit e programit)

Eksploro dhe krijo karrierën tënde digjitale!

PowerUp: Digital Career është një program unik për trajnime në profesionet më të kërkuara, i cili ka për qëllim ta plotësojë udhëtimin tuaj të aftësimit dhe punësimit, duke iu përgatitur për një treg dinamik dhe divers të profesioneve digjitale. Bazuar në suksesin e realizimit të thirrjes së kaluar në këtë program, vlerën dhe rëndësinë e ofruar për të rinjtë dhe të rejat e Prizrenit, duke i udhëzuar përmes tre fazave themelore: Trajnimi, Mentorimi dhe Punësimi, po e sjellim një mundësi të dytë për zhvillim dhe ngritje professionale.

Programi synon aftësimin dhe avancimin e kapaciteteve të të rinjve/të rejave përfitues/e në fushën e Programimit dhe Dizajnit Grafik. Për të siguruar që të merrni një përvojë të pasur dhe të plotë, fazat e këtij programi do të përfshijnë trajnime intensive, sesione praktike, projekte nga rastet reale, mentorim për shfrytëzimin, përshatjen e aftësive tuaja në vendin e punës dhe udhëzim për gjetjen e punës praktike.

Si mund të bëhem pjesë e programit?

Në foto: përfituesit e programit PowerUp - Grupi i dytë i trajnimit të programimit

Si mund të bëhem pjesë e programit?

Çmimi i pjesëmarrjes në program është 700 EUR. Me mbështetjen e Komunës së Prizrenit dhe Help Kosova, do të ofrohen bursa për pjesëmarrje në program nga 30% deri në 100%, sipas shkallëve:

  • 10 bursa në 100% (Duke mbuluar koston e plotë të programit)
  • 20 bursa me 75% (Pagesa/bashkëfinancim 175 EUR)
  • 6 bursa me 50% (Pagesa/bashkëfinancim 350 EUR)
  • 2 bursa me 30% (Pagesa/bashkëfinancim 490 EUR)

Përfitimi i bursës eshtë i bazuar në meritë. Të gjithë aplikantët do t’i nështrohen testimit dhe bursat do të shpërndahen për kandidatët që performojnë me rezultate më të larta

Fazat e programit

Trajnim

Faza e parë trajnuese, ku kandidatët do të përfitojnë 9 javë trajnim intensiv. Secila javë do të përmbajë nga 3 seanca dhe secila seancë me nga 3 orë akademike (total 81 orë akademike) trajnim aktiv me trajnerin e fushës.

Mentorim

Në të cilën do të kalojnë 30-35 kandidatë nga faza e parë do të vazhdojnë drejt fazës së mentorimit në hapësirat e Makerspace Innovation Center Prizren.

Punësim

Kandidatët janë vetëm një hap larg përfitimit të punës praktike. Të gjithë kandidatët që kanë rezultuar të suksesshëm nga faza e dytë, do të ftohen për intervistë me kompaninë partnere.

Kriteri i kualifikimit

Për të qenë pjesë të këtij programit aplikantët duhet t’i plotësojnë kriteret e përcaktuara për këtë program.

Aplikuesit duhet të jenë 18-35 vjeç.

Aplikuesit preferohen të jenë banorë të Rajonit të Prizrenit.

Afati i fundit për aplikim: 17.04.2024

Përshtypjet e të punësuarëve

Përshtypjet e kompanive partnere

Si Industria Communications, kompani e specializuar e dizajnit dhe komunikimit, jemi shumë të kënaqur me angazhimin e Elbasanes dhe Efes, dy praktikantët të cilët i ka referuar Makerspace nga programi Powerup. Aftësitë e përfitura gjatë programit po vërtetohen nga ata jemi shumë të kënaqur me përkushtimin e tyre.

Në ASTech mirëpritëm kandidatët të cilët me sukses përfunduan programin PowerUp. Do të vazhdojmë mbështetjen tonë për punësimin e kandidatëve të tjerë të suksesshëm nga ky program dhe të ngjashme.

Ne në Lart Design studio jemi njëra nga kompanitë partnere që kemi pasur fatin të marrim dy nga kandidatët e programit PowerUp: Digital Career. Abdulla Kryeziu dhe Eriola Uzunaj, kanë përfunduar trajnimin e tyre për dizajn grafik, dhe tani janë pjesë e ekipit tonë si praktikantë të dizajnit grafik.

Pyetje të shpeshta

Programi synon fuqizimin e të rinjëve drejt përvetësimit të shkathtësive dixhitale në fushën e Dizajnit Grafik dhe Programimit, duke nisur karrierë në fusha shumë të kërkuara në listën e shkathtësive inovative dixhitale, kjo si një garanci për fuqizimin e tyre ekonomik.

Benefitet që do t’ju sjellë ky program janë, trajnimi në fushën profesionale që ju e zgjedhni gjatë aplikimit (Programim ose Dizajn Grafik), hapësirë pune individuale për secilin përfitues, mentorim profesional i përfituesve nga ekspertë të kompanive partnere, përcjellja e suksesit të përfituesve dhe lehtësimi i punësimit për ta.

Aplikuesit duhet të jenë 18-35 vjeç, të jenë të papunësuar, të punësuar në punë jo adekuate ose të paprofilizuar, dhe të kenë vullnet e dëshirë për ta përfunduar programin sipas planit të përcaktuar nga MICP.

Të gjithë kandidatët që kalojnë fazën testuese do të përfitojnë bursë në bazë të pikëve të merituara. Nëse kandidatët kanë përfituar në ndonjë program pa pagesë të ofruar nga MICP në dy vitet e fundit, nuk kanë mundësi të përfitimit të bursës. Pra, mund të regjistrohen vetëm duke paguar shumën e plotë të programit.

Përfituesit për 12 javë do ta përfundojnë fazën e punës praktike dhe do ta kenë mundësinë të fitojnë vendin e punës me suksesin e treguar gjatë kësaj faze.

  • Vlera e përgjithshme e programit është 700 EUR. Kjo përfshin të gjitha fazat duke synuar punësimin në fund. Duke u falënderuar përkrahësve Komunës së Prizrenit dhe Help Kosovo ne do të mund të japim 38 bursa, prej të cilave:
  • Bursa 100% (10 bursa total, nga 5 në dy trajnimet), 75% (20 bursa total, nga 10 në të dy trajnimet), 50% (6 bursa total, nga 3 në të dy trajnimet) dhe 30% (2 bursa total, nga 1 në të dy trajnimet).
  • Për të përfituar bursë, kandidatët do të hyjnë në test dhe bursat do të shpërndahen te personat me rezultate më të larta, pra është e bazuar në meritë. Nëse ndonjë kandidat heq dorë nga bursa dhe paguan shumën e plotë, ai/ajo nuk hyn në test dhe fillon programin pa kaluar nëpër fazën testuese.
  • Të interesuarit mund të regjistrohen menjëherë duke bërë pagesën e plotë të programit.

Për më shumë informacione në lidhje me programin, ju mund të na kontaktoni përmes kanaleve tona: info@makerspaceprizren.com tel: +383 49 473 001.

Në dizajn grafik do të mësohen programet Adobe Photoshop dhe Adobe Illustrator. Ndërsa modulet e trajnimit përmbajnë: Hyrje në Dizajn Grafik, Principet dhe Elementet e Dizajnit, Tipografia dhe Faqosja, Teoria e Ngjyrave dhe Aplikimi, Brendim dhe Dizajn Identiteti, Ilustrim dhe Ikonografi, Dizajn per Print dhe Prodhim, Dizajn Digjital dhe UX.

Kohëzgjatja e programit do të jetë 5 muaj, e ndarë në dy faza, 9 javë faza e parë, dhe 9 javë faza e dytë..