Pre-Acceleratori – Programi i parë i këtij lloji në Kosovë që çon startup-et drejt zgjerimit dhe investimit

News

14.08.2025

Lansohet programi i ri për mbështetje të startup-eve nga zgjerimi ne tregje të reja deri te investimi

Share

Makerspace Innovation Center Prizren ka lansuar programin më të ri në mbështetje të ndërmarrësisë inovative në Kosovë. Programi i Pre-Acceleratorit është një nismë gjithëpërfshirëse, nacionale dhe transformues për startup-et në fazë rritjeje. 

I ndërtuar për të përmbushur nevojat reale të ekipeve që kanë një produkt të validuar në treg dhe synojnë përshpejtim në zgjerim dhe investime, programi ofron një qasje të strukturuar përmes disa komponenteve kyçe:

  • Rrugëtimi të personalizuar për çdo ekip përfitues,
  • Mentorim 1:1 nga kompania e njohur Recura Consulting,
  • Qasje në investime për startup-et premtuese përmes Keiretsu Forum,
  • Përgatitje për investime dhe vlerësim

Programi shënon një hap të ri në ndërtimin e një ekosistemi të qëndrueshëm të ndërmarrësisë në Kosovë, duke ofruar mbështetjen e nevojshme për zhvillim, rritje, zgjerim në tregje të reja dhe shndërrimin e startup-it tuaj në një startup të investueshëm. Kjo munësi synon t’i adresojë këto sfida, duke u fokusuar në zhvillimin e strategjive të rritjes dhe t’i përgatisë ekipet për hyrje në tregun rajonal duke vërtetuar modelin e biznesit dhe duke përsosur strategjinë e tyre të hyrjes në treg, me qëllim që në fund të jenë të gatshme për procesin e vlerësimit të biznesit nga investitorët. 

Ftohen të gjithë startup-et e Kosovës që kanë një produkt të validuar, synojnë të zgjerohen në rajon, ky program është mundësia juaj për të bërë hapin drejt rritjes dhe investimeve. Për më shumë detaje dhe procesin e aplikimit KLIKONI KËTU

From the blog

Stay in the know.