15.08.2025
Nëse je pronar apo punon në një biznes prodhues tekstili apo veshmbathjeje dhe dëshiron ta promovosh brendin dhe punën tënde në mënyrë që të zgjerosh klientelën lokale dhe të përgatitesh për treg ndërkombëtar, atëherë ky trajnim është për ty.
Makerspace Innovation Center Prizren (MICP) në bashkëpunim me me projektin FEGO nga Swisscontact, sjellin një trajnim intensiv, shumë praktik dhe bashkëkohor për përdorim strategjik të rrjeteve sociale për bizneset prodhuese të sektorit të tekstilit dhe veshmbathjeve (dizajner/e, prodhues veshjesh, prodhues tekstili) në Prizren.
Gjatë këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të mësojnë si të ndërtojnë një brend të qëndrueshëm në rrjete sociale, si të krijojnë përmbajtje tërheqëse dhe të përdorin mjetet e duhura, duke përfshirë inteligjencën artificiale, për të përmirësuar performancën digjitale. Po ashtu, do të punohet në strategji për rritjen e ndjekësve si dhe krijimin dhe menaxhimin e kampanjave të reklamimit në platforma si Facebook, Instagram dhe të tjera. Në fund të programit, secili biznes do të prezantojë një projekt final që reflekton zhvillimin e tyre gjatë trajnimit.
Ky trajnim zgjat 6 javë dhe përfshin:
🗓️ 18 sesione | 72 orë akademike
🕕 3 herë në javë
📍 Trajnimi zhvillohet në Makerspace Innovation Center Prizren
👥 Madhësia e grupit: 12 deri 15 pjesëmarrës
Pjesëmarrja në këtë trajnim ka një kosto prej 350 eurosh për person, por me mbështetjen e projektit FEGO nga Swisscontact bizneset do të mund të përfitojnë mbeshtetje 50% dhe të paguajnë vetëm 175 EUR. Kjo shumë mbulon të gjitha kostot e trajnimt deri në certifikim.
Të drejtë aplikimi kanë të gjitha bizneset prodhuese në sektorin e tekstilit/veshmbathjeve (dizajner/e, prodhues veshjesh, prodhues tekstili) që operojnë në regjionin e Prizrenit dhe që janë të interesuar të forcojnë praninë e tyre online dhe të eksplorojnë tregje të reja jashtë vendit. Pjesëmarrësit duhet të kenë njohuri bazike të përdorimit të kompjuterit dhe internetit, si dhe të jenë të gatshëm të marrin pjesë në të gjitha sesionet e programit dhe të përfundojnë detyrat praktike.
Për t’u regjistruar, ju duhet t’a plotësoni formularin me informata tuaja: https://forms.gle/k7LNYxDrf3HmcGRc8
Afati për aplikim është deri me datën 10 shtator 2025 dhe numri i grupit është i limituar për të siguruar cilësi maksimale. Mos e humbni këtë mundësi për të transformuar biznesin tuaj dhe për t’u bërë pjesë e brezit të ri të ndërmarrësve në Prizren.
Sign up for our newsletter to stay updated and receive the latest news, updates, and valuable insights.