StartuPZ – “Programi për nxitjen e të rinjve për të zhvilluar biznese të qëndrueshme start-up”

Nga tetori i vitit 2022, Makerspace - Innovation Center Prizren (MICP) ka implementuar programin e bashkëfinancuar nga Komuna e Prizrenit dhe vetë Makerspace IC Prizren. “StartuPZ” – Programi për nxitjen e të rinjve për të zhvilluar biznese të qëndrueshme “start-up”, ka përfshirë trajnimin dhe ofrimin e skemës së granteve për përkrahjen e ndërmarrësve të rinj dhe bizneseve ekzistuese që do të ndihmojë në stimulimin e të rinjve për zbatimin e ideve të tyre të biznesit.

Project type

Entrepreneurship & Startup

Duration

6 muaj

Focus

Startup-ët, ndërmarrësit e rinj, idetë inovative dhe fillestare në Komunën e Prizrenit, bizneset ekzistuese deri në 1 vit.

Results

56 pjesëmarrës të përfshirë

Përshkrimi i projektit

Me këtë skemë të granteve me mbështetje në pajisje, shërbime, hapësire pune dhe mentorim janë përzgjedhur idetë më inovative dhe më unike të të rinjve të Komunës së Prizrenit dhe të bizneseve ekzistuese, të cilët me këto grante tashmë janë në gjendje të fillojnë me implementimin e ideve të tyre dhe zhvillimin e bizneseve. Në këtë mënyrë përfituesve iu mundësuan kushte të mira edhe për hapjen e vendeve të reja të punës dhe sigurimin e të ardhurave për ta. 

Kontributi ynë 

Në implementimin e këtij projekti është përfshirë aktiviteti/gara “StartuPZ – Idea marathon”, ku me këtë rast është hapur edhe thirrja për aplikim me ide ose biznese ekzistuese më pak se një vit, kryesisht me fokus në sektorin e teknologjisë informative (IT), dixhitalizim, inovacion, zgjidhjet e mençura (smart solutions), Internet of Things (IoT), etj. Në thirrjen e hapur për këtë garë kanë aplikuar gjithsej 63 biznese fillestare dhe të gjithë aplikantët që plotësuan kriteret u ftuan për të marrë pjesë në garën e vlerësimit të ideve. Në aktivitetin e garës dy ditore(Idea Marathon), në ditën e parë ishin gjithsej prezent 56 pjesëmarrës dhe gjatë ditës së dytë ishin 54 pjesëmarrës, ku prezantuan 21 ekipe të përzgjedhura nga thirrja e publikuar. 5 ekipe kanë dalë fitues nga kjo garë dhe 3 ekipe shtesë ishin në listën e pritjes, gjithsej 8 ekipe janë përfitues nga ky aktivitet me vendimin e sjellë nga juria vlerësuese. Në këtë garë dy-ditore janë përfshirë edhe trajnime mbi temat si: Dizajnimi i të menduarit, Modelimi i biznes planit, Financat e biznes modelit, Prezentimi i ideve, etj. Sesionet e trajnimeve janë mbajtur nga trajnerët profesionalë të temave përkatëse. Të gjithë pëfituesit kanë përcjellë marrjen e shërbimeve dhe veglave përkatëse të punës, si dhe kanë përfituar mentorim 6 mujor për programin. Ata gjithashtu kanë gëzuar të drejtën e konsulencës me ekipin profesional të MICP lidhur me zgjerimin e aktivitetit të tyre biznesor.

Llojet e mbështetjes së ofruar për përfituesit: Pajisje, Trajnim, Shërbime dixhitale, Mentorim, dhe Hapësirë pune per ekipet.

Partners

Related projects