Me mbështetje të Projektit të Ekonomisë Dixhitale të Kosovës (KODE) dhe programit të tij Youth Online and Upward (YOU), trajnimi ofrohet tërësisht falas!

img
img
img
img

Rreth Trajnimit

Përshkrimi i programit

Makerspace Innovation Center Prizren organizon trajnimin për Video Editim, i mbështetur nga Programi Youth Online and Upward (You Program) nëpërmjet projektit KODE dhe i cili mundësohet tërësisht falas. Në këtë trajnim synohet të trajnohen 40 të rinj/reja nga Regjioni i Prizrenit, i cili zgjat rreth 4 muaj duke përfshirë 200 orë trajnimi në shkathtësi teknike dhe të buta. Procesi i selektimit të kandidatëve në trajnim do t’i ndjek këto faza: Aplikimi, Testimi dhe përzgjedhja.
Bëhuni pjesë e një udhëtimit trajnues dhe zhvilloni kapacitetet tuaja në një mjedis bashkëpunues që ju ofron një përvojë të veçantë të mësimit e të përvetësimit shkathtësive në botën e video produksionit. Gjatë trajnimit ju ofrohen klasat tërësisht të pajisura me resurse të nevojshme, kurrikulë të mirëfilltë dhe qasshmëri në hapësirat trajnuese, në mënyrë që të arrihet mbarëvajtja e trajnimit. Pjesëmarrja në trajnim do të jetë me prani fizike.

Përmbajta e trajnimit

Gjatë këtij trajnimi përfituesit do të kenë mundësinë të aftësohen me 165 orë trajnimi në shkathtësitë teknike dhe rreth 35 orë në shkathtësi të buta (soft skills). Në pjesën e trajnimit teknik përfshihet mësimi dhe puna me softuerët Adobe Premiere, Lightroom, Audition etj, ku ofrohet pjesa e punës praktike në projekte reale. Përfituesit do të kenë mundësinë e punës në terren të hapur dhe të mbyllur, duke i integruar teknikat dhe veglat që përdoren dhe mësohen gjatë trajnimit.

Në kurrikulën e trajnimit përfshihen temat si: Introduction to the World of Video, Touring Adobe Premiere Pro CC, Setting up a Project, Importing Media, Organizing Media, Mastering the Essentials of Video Editing, Working with Clips and Markers, Adding Transitions, Advanced Editing Techniques, Putting Clips in Motion, Multicamera Editing, Editing and Mixing Audio, Sweetening Sound, Adding Video Effects, Improving Clips with Color Correction and Grading, Exploring Compositing Techniques, Creating Titles, Managing Projects, Exporting Frames, Clips, and Sequences, etj.

Kriteret e kualifikimit

Për të qenë pjesë e këtij programi aplikantët duhet:

Të jetë mbi 16 vjeç dhe nga regjioni i Prizrenit

I/E papunë, apo nënpunësuar

Përparësi kanë aplikantët e paraqitur për punë në qendrat publike të punësimit.

Të ketë njohuri të gjuhës angleze.

Instruktorët e trajnimit

Muhidin Xhezairi

Instruktor kryesor në video editim

Profesionist i fushës së video editimit, i cili mund të ekspozojë mjeshtërisht metodat dhe teknologjitë që do të përdoren në trajnim, duke iu udhëzuar në pjesën teknike dhe praktike të trajnimit.

Edison Axhami

Asistent instruktor në video editim

Profesionist që do t’ju asistojë me projektet e krijuara gjatë trajnimit, nën udhëheqjen e instruktorit kryesor, ku së bashku do t’ju ndihmojnë për një eksperiencë më të mirë të mësimit

Taulant Hoxha

Instrukor në shkathtësi të buta

Profesionist i fushës në marrëdhëniet me publikun dhe komunikimin, i cili do t’ju udhëzojë përgjatë sesioneve të trajnimit në shkathtësi të buta.

Pyetje të shpeshta

Përfitues do të jenë të rinjtë e Prizrenit mbi 16 vjeç të cilët janë të interesuar të aftësohen ose të avancohen më tej në fushën e Video editimit. Përfitues mund të jenë: i/e papunësuar apo i/e nën- punësuar. Aplikantët/et që mund të vërtetojnë kërkimin e tyre aktiv për punësim nëpërmjet qendrave publike të punësimit do t'u jepet përparësi në procesin e përzgjedhjes, Individët me njohuri bazike në gjuhën angleze.

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë përmes linqeve të ofruara në këtë faqe, ose përmes linqeve që publikohen në faqet zyrtare të Makerspace Innovation Center Prizren. Të gjithë kandidatët që aplikojnë do të ftohen në një fazë testuese mbi njohuritë bazike për t’u kualifikuar si përfitues në këtë program.

Trajnimi do të ofrojë përvetësimin e shkathtësive teknike dhe të buta me kohëzgjatje rreth 4 muaj (200 orë), duke ofruar ushtrime në klasë dhe detyra dhe praktikë me projekte nga rastet reale.

Qeveria e Kosovës është mbështetur nga Banka Botërore për të zbatuar Projektin për Ekonominë Dixhitale të Kosovës (KODE). Projekti KODE e implementuar nga Ministria e Ekonomisë do të financojë bazat kritike të nevojshme për transformim dixhital dhe përmbushjen e politikave. Projekti do të ofrojë infrastrukturë telekomunikuese me shpejtësi të lartë dhe do të mbështesë qasjen në tregjet e punës, burimet e reja të njohurive dhe shërbimeve publike për familjet dhe institucionet në zonat e Projektit. Në nivel kombëtar, Projekti do të trajnojë dhe lidhë të rinjtë me mundësitë e punësimit përmes Programit YOU dhe do të përmirësojë qasjen në burimet e njohurive, duke përfshirë mundësitë më të mira të arritjes dhe bashkëpunimit me Institucionet e Arsimit të Lartë.

Programi YOU do të financojë ofrimin e trajnimeve për të rinjtë dhe lidhjen e tyre me mundësitë e punës. Aktivitetet do të mundësohen kryesisht për të rinjtë dhe të rejat e papunësuara ose të nën-punësuara për të rritur aftësinë e tyre për të konkurruar në segmentet përkatëse të punës. Programi do të aftësojë përfituesit për të kryer shërbimetë TI ose të mundësuara nga TI. Pritet që përmes këtij trajnimi përfituesit të rrisin potencialin e punësimit të tyre në tregun vendor të TIK-ut.

Përfituesit e trajnimit duhet të kenë vijushmëri maksimale, të jenë sa më aktivë gjatë trajnimit dhe gjithashtu me vullnet për të vazhduar, t’i përfundojnë detyrat e shtëpisë dhe ushtrimet e caktuara nga trajnerët. Ata duhet të përkushtohen në mësim-nxënie dhe të kalojnë me sukses provimin përfundimtar. Në këtë mënyrë arrihet efekti i trajnimit dhe mund të rritet potenciali për punësim.

Trajnimi do të jenë i kualitetit të lartë dhe ofrohen FALAS.

Pas përfundimit të trajnimit, përfituesit do ti nënshtrohen provimit përfundimtar dhe kandidatët e suksesshëm do të çertifikohen nga MICP.

Trajnim intenziv me ekspertë të kësaj fushe Ngritje e kapaciteteve, përvetësim i shkathtësive digjitale dhezhvillim në këtë fushë të karrierës Bashkëpunime, përfitime për punë praktike, punësim të mundshëm te partnerët e MICP nga ky sector Rrjetëzim me një komunitet dhe mentorë për qasje më të mirë në tregun e punës Hapësira moderne të trajnimit me pajisje dhe qasje në këto hapësira për ushtrime hartim dhe implementim të projekteve të përcaktuara nga trajnerët.

Trajnimi për grupin 1 fillon përgjatë muajit Dhjetor, 2023.
Trajnimi për grupin 2 fillon përgjatë muajit Janar, 2024.