3D Printim dhe Modelim

Përvetësoni artin e krijimit të 3D modeleve dhe prototipeve

About the course

Ky trajnim përfshin një program mbi bazat e modelimit dhe printimit 3D me mësim praktik për kandidatët, duke përdorur printerë 3D për të prodhuar modelet dhe prototipet e tyre.

Ky trajnim është i përshtatshëm për individët që janë të interesuar të punojnë në dizajn dhe prodhim, ose që janë të interesuar të krijojnë modele dhe objekte 3D me porosi. Trajnimi do të zhvillojë aftësitë e nevojshme për të krijuar dhe sjellë në jetë dizajnet 3D duke përdorur teknologjitë e modelimit dhe printimit 3D.

Modulet dhe përfitimet e këtij trajnimi janë: Hyrje në konceptin tredimensional (3D), njohje me softuerin dhe mësimin rreth mjeteve të para; Fillimi i vizatimit duke përdorur poligone dhe mjete të tjera për të ndërtuar forma dhe vëllime, mësojmë se si të përdorim softuerin për të kopjuar modele; Vendosja e materialeve dhe teksturave të ndryshme në model, krijimi i prerjeve, menaxhimi i skenave, gjithashtu të mësuarit se si të ruajmë pamjet e një modeli; Eksportimi në softuer të ndryshëm dhe përgatitja për printim 3D; Hyrje në teknologjinë, teknikat dhe llojet e printimit 3D; Përgatitja dhe marrja e modeleve me printer 3D; Mundësi pune dhe punë praktike nga partnerët tanë.

Who leads this course?

Fehim Karahoda

Modelim dhe 3D printim

I pajisur me ekspertizë të fushës, ai do t’ju ndihmoj në krijimin e dizajneve komplekse duke përdorur teknikat e fundit printuese.




    Course Details

    Duration:

    42 orë

    period:

    04.04.2023

    limited seats:

    10

    Level:

    Mesatar

    Price:

    250€ (student: 200€)

    Application Deadline:

    No open call for this training

    Other courses

    ...

    Operim me CNC

    Arbër Kryeziu

    Trajnimi përgatit kandidatët se si të përdorin ruterat CNC dhe të krijojnë dizajne të sakta dhe komplekse nga materiale të ndryshme, duke përfshirë drurin, plastikën dhe metalin. Trajnimi do të mbulojë tema të tilla si operimin e makinës, softuerin e projektimit, përzgjedhjen e veglave dhe mirëmbajtjen.

    ...

    Video Editim

    Muhidin Xhezairi

    Programi i trajnimit është krijuar për t'u mundësuar pjesëmarrësve të kenë qasje në njohuritë dhe përvojën praktike të nevojshme për të edituar xhirimet në video duke përdorur softuer dhe mjete profesionale. Trajnimi do të ofrohet nga instruktorë me përvojë të cilët do t'i udhëzojnë pjesëmarrësit përmes ushtrimeve praktike, projekteve dhe studimeve të rasteve. Trajnimi është i përshtatshëm për fillestarët dhe pjesëmarrësit e nivelit të mesëm, të cilët janë të interesuar të zhvillojnë aftësitë e editimit të videove për projekte personale ose profesionale. Ky trajnim mundëson eksperiencë gjithëpërfshirëse të të mësuarit që i udhëzon pjesëmarrësit në të gjitha veçoritë kryesore të xhirimit dhe editimit të videos.

    ...

    Fotografi

    Muhidin Xhezairi

    Në këtë trajnim, pjesëmarrësit do të mësojnë bazat e fotografisë, të tilla si përdorimi i një aparati fotografik, setup i një fotografie dhe puna me ndriçimin. Ata gjithashtu do të mësojnë se si të përdorin softuer për të rregulluar ekspozimin, ngjyrën, kontrastin dhe për të shtuar efekte speciale në fotot e tyre. Trajnimi udhëhiqet nga instruktorë me përvojë të cilët do t'i përcjellin kandidatët përmes projekteve praktike dhe studimeve të rasteve. Është i përshtatshëm për fillestarë dhe persona me përvojë në këtë fushë të cilët duan të përmirësojnë aftësitë e tyre për përdorim personal ose profesional.

    ...

    Menaxhimi i rrjeteve sociale

    Jeton Pashtriku

    Gjatë gjithë trajnimit, pjesëmarrësit do të mësojnë se si të krijojnë dhe zbatojnë strategji të rrjeteve sociale, të identifikojnë dhe synojnë audiencën e tyre ideale dhe të krijojnë përmbajtje atraktive, me cilësi të lartë. Gjithashtu, do të trajtohen tema mbi analizimin e matjeve në rrjetet sociale, për të matur suksesin dhe për të përshtatur strategjitë në pajtueshmëri me njëri-tjetrin.

    ...

    Kontabilitet me softuer dhe tatime

    Arsim Severi

    Ky trajnim trajton konceptet themelore të kontabilitetit, si mbajtja e kontabilitetit, buxhetimi, raportimi financiar dhe përgatitja e taksave. Për më tepër, ky program do t’i udhëzojë pjesëmarrësit se si të menaxhojnë financat e biznesit të tyre dhe të navigojnë në sistemin e taksave për të siguruar përshtatshmërinë. Për pjesëmarrësit e trajnimit do të ofrohen 2 programe Excel të nevojshme për çdo biznes, dokumentet bazë për krijimin e një biznesi të ri dhe si bonus, licencën njëvjeçare falas për softuerin e kontabilitetit “Kont-X” (me vlerë mbi 300€) të cilin mund ta përdorin për të zbatuar aftësitë e fituara në trajnim.

    Stay in the know.