AI Bootcamp – Lidhja e Disaporës me Kosovën

Të rinjtë nga Kosova dhe diaspora eksplorojnë fuqinë e inteligjencës artificiale dhe lidhjet me natyrën në një program unik trajnimi dhe rrjetëzimi.

Project type

Others

Duration

6 months

Focus

Të rinjtë e moshës 18-30 vjeç nga Kosova

Results

35 të rinj dhe të reja u njoftuan nga afër me rëndësinë e IA, veglat e IA, të cilat mund të inkorporohen në industri të ndryshme, dhe proceset e gërshetimit të AI në përditshmërinë tonë.

“AI dhe ndikimi i saj në industritë e ndryshme”, ishte tema e trajtuar në AI Bootcamp – Lidhja e Diasporës me Kosovën, ku u pritën 35 të rinj dhe të reja nga Kosova dhe diaspora, duke u bashkuar në format hibrid (fizikisht dhe online).

Të ftuar ishin mentorët, Arbian Shkodra, CTO në Shqip.ai, dhe Artan Xhaha , themelues i studios grafike Lart Design Studio, të cilët hedhën dritë në njërën nga temat më të përfolura të epokës digjitale, njëherit edhe fushë që tërheq vëmendjen e të rinjve në ditët e sotme. Arbiani dhe Artani folën rreth inteligjencës artificiale, veglat e AI të cilat mund të inkorporohen në industri të ndryshme, dhe proceset e gërshetimit të AI në përditshmërinë tonë. Përveç një punëtorie, nën udhëheqjen e dy ekspertëve të kësaj fushe, aktivitetet e programit u shtrinë edhe në një ecje malore në Bjeshkët e Sharrit, e bashkë-organizuar me partnerin e projektit – Nature Lovers – duke iu dhuruar pjesëmarrësve një mundësi të eksplorojnë natyrën dhe të rrjetëzohen e afrohen me komunitetin e kësaj fushe.

Ky program u realizua nga Makerspace Innovation Center Prizren në partneritet me Nature Lovers , dhe u përkrah nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Republikën e Kosovës.

Partners

Related projects