18.04.2025
Ky shërbim i dedikohet startup-eve të Makerspace Innovation Center Prizren dhe atyre të pozicionuara në ITP Prizren
Me datë 17 prill 2025, Makerspace Innovation Center Prizren organizoi një info sesion me startupet premtuese që gravitojnë rreth një ekosistemi të përbashkët të ndërmarrësisëpër të shënuar lansimin zyrtar të shërbimit “Customer Development and Mentoring Support” – një komponent kyç i projektit LISA (Linking Incubation and Supporting Pre-acceleration), i zhvilluar në partneritet me GIZ Kosova, ITP Prizren dhe Komuna e Prizrenit.
Ky shërbim është i dedikuar veçanërisht për startupet që kanë qenë pjesë e programit të inkubimit “Idea-to-Scale” dhe për ato që janë të lokalizuara brenda Parkut të Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP Prizren). Këto dy kategori janë përzgjedhur me qëllim që të krijohet vazhdimësi në mbështetje për ekipet që tashmë kanë ndërtuar një bazë solide dhe janë të gatshme të avancojnë drejt zhvillimit të klientelës dhe hyrjes në treg.
Krijimi i “Customer Development and Mentoring Support” vjen si zgjidhje ndaj një nevoje të identifikuar nga afër gjatë punës me startupet pjesëmarrëse në programin e inkubimit “Idea-to-Scale”. Gjatë këtij procesi, u vu re se shumë ekipe ndërtuan produkte të vlefshme, por shpesh pa një qartësi të thelluar mbi përdoruesin final dhe pa një proces të strukturuar për validimin e zgjidhjes që ofronin. Për ta adresuar këtë boshllëk, u konceptua një shërbim i dedikuar që fokusohet vetëm në zhvillimin e klientelës – një fazë kritike, por shpesh e anashkaluar në rrugëtimin e një startupi.
Ky shërbim synon të ndihmojë ekipet të i kuptojnë thellësisht nevojat reale të përdoruesve, të ndërtojnë produkte që reflektojnë kërkesat e tregut dhe të marrin vendime të bazuara në të dhëna konkrete. Duke krijuar këtë qasje të fokusuar, Makerspace ICP në bashkëpunim me partnerët synojnë të forcojnë themelet mbi të cilat ndërtohen produktet dhe modelet e biznesit, në mënyrë që startupet e përzgjedhura të kenë një bazë më të qëndrueshme për rritje afatgjatë.
Gjatë ngjarjes së lansimit, u prezantua qëllimi i shërbimit dhe vlera që ai ofron për startupet që ndodhen në fazën pas ndërtimit të prototipit. Customer Development and Mentoring Support synon t’i ndihmojë këto biznese ta zhvillojnë një strategji të qartë dhe të qëndrueshme për rritje të bazuar në nevojat e klientelës.
Pjesë e këtij lansimi ishte edhe prezantimi i mentor-it kryesor të shërbimit, z. Hugo Ramos, një profesionist me përvojë të gjerë ndërkombëtare në zhvillimin e klientelës dhe inovacionit. Ai ndau me startupet pjesëmarrëse mënyrën se si do të strukturohet angazhimi dhe qasja që do të përdoret përmes cikleve të validimit, testimeve dhe analizës së feedback-ut nga përdoruesit realë.
Lansimi i “Customer Development and Mentoring Support” shënon një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një ekosistemi më të qëndrueshëm për zhvillimin e bizneseve të reja në Prizren, duke u dhënë atyre mjete praktike dhe udhëzime të drejtpërdrejta për të ndërtuar produkte që reflektojnë realisht nevojat e tregut.
E implementuar nga Makerspace Innovation Center Prizren me përkrahje të GIZ Kosovo, ITP Prizren dhe Komuna e Prizrenit.
Sign up for our newsletter to stay updated and receive the latest news, updates, and valuable insights.