Në fillim të shtatorit, të vitit 2021, filluam implementimin e projektit përmes të cilit ne synuam të promovojmë dhe zhvillojmë një ekosistem të qëndrueshëm në ITP Prizren, i fokusuar në fushat që ITP ka gjithashtu në vizionin e tij si: TIK, Aktivitetet mbështetëse për startup-ët, teknologjitë prodhuese, Dizajn dhe aktivitete të tjera dixhitale, duke i gërshetuar në aktivitete të kombinuara si, takime të hapura, hackathons, gara dhe kampe.
Entrepreneurship & Startup
5 muaj
Të rinj dhe entuziastë të teknologjisë
308 pjesëmarrës të përfshirë
Përshkrimi i projektit
Gjatë implementimit të këtij projekti janë organizuar shtatë (7) aktivitete, secila me karakter edukues, mbështetës dhe frymëzues për rininë dhe entuziastët e fushave përkatëse të TIK-ut. Në këto aktivitete kishim të ftuar ndërmarrës, ekspertë e mentorë të njohur në Prizren dhe më gjerë për sukseset e arritura si në tregun e punës ashtu edhe në rrugëtimin akademik të tyre. Aktivitetet që u realizuan përfshijnë garat e startup bizneseve, konferenca GitHub, Kampi për 3D Printim dhe Modelim, Digital Hackathon – Si ta digjitalizojmë Prizrenin, Festivali i Kodimit të Vajzave, Storje suksesi – Takime Inspiruese.
Kontributi ynë
Aktivitetet e organizuara në kuadër të projektit arritën një shtrirje të gjerë duke i përfshirë 308 pjesëmarrës. Objektivat kryesore të projektit ishin përfshirja e komunitetit dhe zhvillimi i një ekosistemi digjital të mirëfilltë, rritja e rëndësisë së përdorimit të teknologjive të reja inovative, Ofrimi i zgjidhjeve digjitale në: Smart Homing dhe dixhitalizimin e Prizrenit.