Kush është klienti yt ideal? Le ta zbulojmë në këtë event që mbahet me datë 11.02.2025.
Po e sjellim një event ekskluziv për t’i hedhur dritë Profilit të Klientit Ideal për biznesin/startup-in tënd – strategji që do ta ndryshojë mënyrën se si të qasesh ndaj tregut!
Pse është i rëndësishëm Profili i Klientit Ideal për një biznes ose startup?
Një nga sfidat më të theksuara për bizneset dhe startup-et është të kuptojnë se kë duhet ta targetojnë dhe si t’u qasen klientëve të tyre potencialë. PKI është një strategji që ndihmon ndërmarrësit të kuptojnë se:
– Kush është klienti i tyre më i vlefshëm
– Çfarë janë nevojat e tij dhe si mund t’i plotësojë ato
– Si të targetohen këta klientë me mesazhe dhe oferta të duhura
Pse duhet të merrni pjesë në këtë event?
– Folës special: Mati Barbero – Ekspert ndërkombëtar, mentor i startup-eve, investitor, i cili ka ndihmuar mbi 300 biznese të akselerojnë suksesin e tyre dhe bashkëthemelues i produktit SaaS, Shcoolin 1 me mbi 700.000 përdorues.
– Strategji reale dhe të praktikuara në treg – Mëso metodat, strategjitë dhe implemento ato duke i targetuar klientët e duhur të biznesit/startup-it tënd.
– Mundësi unike për rrjetëzim: Bashkohu me ndërmarrës, biznese, startup-e, profesionistë të fushave relevante dhe ndaj ide e eksperienca të përbashëta biznesore.
Detajet e eventit:
📅 Data: 11.02.2025, e martë, 18:00h
📍 Lokacioni: ITP Coworking Space
Formati: Anglisht
🎟️ Vendet janë të limituara – REGJISTROHU
Ky event mundësohet në partneritet me SwissEp.
11/02/2025 6:00 pm
ITP Coworking Space
Sign up to our newsletter to receive the latest research results, technology opportunities and upcoming events.