Hapet thirrja për aplikim në Startup Bootcamp

Startup

17.12.2024

Punëtoria përgatitore për zhvillimin e ideve të biznesit.

Share

Makerspace Innovation Center Prizren hap thirrjen për aplikime në Startup Bootcamp, një aktivitet edukativ tre-ditor, i krijuar për individët dhe ekipet që kanë ide të biznesit dhe dëshirojnë të mësojnë si t’i zhvillojnë ato më tej. Ky aktivitet do të mbahet nga 17 deri më 19 janar, 2025 ITP Prizren.

Startup Bootcamp ka për qëllim t’i ndihmojë të gjithë atyre që dëshirojnë ti transformojnë idetë e tyre në koncepte të strukturuara dhe të qëndrueshme.

Gjatë këtij aktiviteti, fokus të veqantë do të kenë punëtoritë të cilat kanë për qëllim avancimin e ideve të pjesëmarrësve. Ky bootcamp përfshin trajnime dhe punëtori të udhëhequra nga mentorë dhe ekspertë të industrisë, duke siguruar një përvojë gjithëpërfshirëse dhe interaktive. Çdo pjesëmarrës/e do të marrë vlerësime të personalizuara dhe udhëzime për zhvillimin e mëtejshëm të idesë së tij/saj.

Çfarë do të mësoni gjatë bootcamp-it:

  • Si të validoni idenë tuaj dhe të siguroheni që ajo ka potencial tregu,
  • Si të krijoni një model biznesi të strukturuar, që mbështet zhvillimin e suksesshëm,
  • Si të ndërtoni një ekip efektiv,
  • Si të prezantoni idenë tuaj (pitching) me besim dhe qartësi për të tërhequr investitorë apo partnerë.

Startup Bootcamp është gjithashtu një mundësi e shkëlqyer për t’i ndihmuar pjesëmarrësit ta kuptojnë më mirë natyrën dhe përmbajtjen e inkubatorit “Idea-to-Scale”, duke i njoftuar për mundësitë që i ofron ky program.

Kush mund të aplikojë?
Thirrja është e hapur për individët dhe ekipet nga Komuna e Prizrenit dhe rajoni përreth, përfshirë Mamushën, Dragashin, Malishevën dhe Suharekën. Aplikantët duhet:

  • Të jenë mbi moshën 18 vjeç,
  • Të kenë një ide biznesi në fazat e hershme të zhvillimit,
  • Të jenë të gatshëm për të marrë pjesë fizikisht përgjatë tre ditëve të bootcamp-it.

Aplikimet janë të hapura deri më 12/01/2025. Për të aplikuar, klikoni këtu KËTU.

Pjesëmarrja në këtë aktivitet është falas! Apliko tani dhe bëhu pjesë e një eksperience që do të formësojë të ardhmen tënde si ndërmarrës!

Ky aktivitet implementohet nga Makerspace Innovation Center Prizren dhe mbështetet nga GIZ Kosovo dhe ITP Prizren. 

Për çdo pyetje apo informacion shtesë, na kontaktoni në info@makerspaceprizren.com ose +383 49 473 001.

From the blog

Stay in the know.