06.03.2025
Njoftohu më shumë rreth programit
Makerspace Innovation Center Prizren ka hapur aplikimet për edicionin e 3-të të inkubatorit “Idea-to-Scale”, një program inovativ që mbështet startup-et në fazat e tyre të hershme të zhvillimit. Programi është i dizajnuar për të ndihmuar ndërmarrësit të transformojnë idetë e tyre në biznese të qëndrueshme përmes mentorimit, punëtorive për zhvillim të biznesit, qasjes në rrjetet profesionale dhe lidhja me ekspertë të fushave të biznesit, hapësirave për punë e qasje në fonde dhe financime.
Ky inkubator unik për Kosovë dhe Prizren, ofron një ambient të gjallë për inovatorët ndërmarrësit dhe të gjithë grupet e interesit që duan të ndërtojnë biznese me ndikim. Gjatë programit, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të punojnë me ekspertë të industrisë, të jenë pjesë të sesioneve grupore për të ndarë eksperiencat me startup-ët tjerë pjesëmarrës, të jenë pjesë të sesioneve individuale me komente direkte nga ekspertët për përmirësim dhe asistim në zhvillimin e idesë, të lidhen me ndërmarrës të tjerë që ndajnë sfidat e përbashëta, të jenë pjesë e një komuniteti dinamik prej ndërmarrësve dhe në fund të programit, të prezantojnë idetë e tyre te një audiencë e përzgjedhur, në një ngjarje përfundimtare të quajtur “Demo Day”.
Aplikantët duhet të dorëzojnë një pitch deck (prezantimin e idesë) dhe të plotësojnë formularin e aplikimit që përshkruan idenë e tyre të biznesit, ekipin dhe informacionet relevante për biznesin startup. Një komitet përzgjedhës do të vlerësojë aplikimet bazuar në inovacionin, validitetin dhe qëndrueshmërinë në treg të ideve. Kandidatët e përzgjedhur do të ftohen të prezantojnë idetë e tyre para një paneli ekspertësh për përzgjedhjen finale.
Nëse keni një ide inovative dhe dëshironi ta zhvilloni më tej, kjo është mundësia e duhur për ju! Aplikimet janë të hapura tani dhe mund të dorëzohen përmes këtij LINKU.
Për më shumë KLIKO KËTU!
Udhëzuesi i plotë për aplikantë në tre gjuhë
Apliko tani për të qenë pjesë e ekosistemit inovativ të Prizrenit!
Ky program implementohet nga Makerspace Innovation Center Prizren dhe mbështetet nga GIZ Kosovo, ITP Prizren dhe Komuna e Prizrenit.
Sign up for our newsletter to stay updated and receive the latest news, updates, and valuable insights.