Kosovo Digital Economy Project (KODE) x Makerspace Innovation Center Prizren

Ky projekt i implementuar gjatë 16 muajve ka përfshirë trajnime intensive në shkathtësi teknike për Full-Stack Development dhe 3D Printing Technologies dhe shkathtësi të buta. Me mbështetje të Projektit të Ekonomisë Dixhitale të Kosovës (KODE) dhe programit të tij “Youth Online and Upward (YOU)”, këto trajnime janë ofruar tërësisht falas për përfituesit!

Project type

Trainings

Duration

16 muaj

Focus

Të rinjët (16+), të papunë ose të nënpunësuar

Results

103 kandidatë të trajnuar në dy drejtimet

Përshkrimi i projektit:

Në një program të gjerë prej 260 orësh (220 orë trajnim për aftësitë teknike dhe 40 orë trajnim për aftësitë e buta) përfituesit patën mundësinë të përmirësojnë aftësitë e tyre teknike dhe të buta që do t’u shërbejnë atyre në tregun e punës. Gjatë këtyre 260 orëve trajnimi, ne arritëm të trajnojmë:

Full-Stack: Grupi 1 – 24 kandidatë, Grupi 2 – 23 kandidatë, Gripi 3 – 25 kandidatë. Total kandidatë në Full-Stack: 72.

3D Printing Technologies: Grupi 1 – 16 kandidatë dhe Grupi 2 – 15 kandidatë. Total kandidatë në 3D Printing Technologies: 31.

Përfituesit e këtij trajnim janë njoftuar nga afër me konceptet që u trajtuan në kurrikulë. Përveç trajnimeve për zhvillimin dhe përvetësimin e shkathësive teknike, janë mbajtur edhe seanca të trajnimit në shkathtësi të buta. Sesioni i aftësive të buta ishte një sesion interesant dhe i mirëpritur nga shumica e pjesëmarrësve si një ndihmë shtesë në ndërtimin e të menduarit të tyre kritik gjatë punës dhe zhvillimin e aftësive të komunikimit, aftësive për zgjidhjen e problemeve, prezantimin e denjë të vetes dhe punëve të tyre, menaxhimin e kohës, menaxhimin financiar, aftësitë e komunikimit, aftësitë e intervistimit, çfarë të bëni dhe si të silleni në një intervistë pune, si të përpiloni një CV, si të përdorin platformat online për të gjetur një punë ose për të shitur produktet, shërbimet ose të inicojnë biznesin e tyre startup.

Partners

Related projects