20.07.2023
Në ambientet e reja të ITP Coworking Space patëm kënaqësinë të mirëpresim kompaninë PRIME dhe të dëgjojmë për zgjidhjet e tyre në fushën e shitjes me pakicë.
Krijimi i zgjidhjeve zakonisht vjen nga një iniciativë shumë e sinqertë për të rregulluar një problem që kemi hasur personalisht. Ashtu edhe ka nisur rrugëtimi i Samir Selimit – themelues i PRIME. Ai ka paraqitur shkurt historikun e kompanisë dhe sidomos zgjidhjet që ata ofrojnë së bashku me Agon Lohaj – CTO në Prime dhe pjesën tjetër të stafit.
Vizualizimi i mirë dhe ofrimi i sugjerimeve ndihmojnë shumë vendimmarrësit në shitjen me pakicë për të menaxhuar proceset kryesore në shitjen me pakicë: çmimet e artikujve, promocionet, programet e besnikërisë. Të gjitha këto procese kanë nevojë të vazhdueshme për të dhëna të cilat duhet të jenë të kuptueshme dhe të dobishme për vendimmarrje sa më të shpejtë.
Për audiencën e shumëllojshme ka qenë interesante të mësohet për realizimin teknik të produktit, aplikimin praktik të tij si dhe shtrirjen e gjerë nëpër botë që ka pasur një produkt pothuajse tërësisht i ndërtuar në Kosovë.
Për më shumë rreth kompanisë, produktit dhe ekipit mund të lexoni më shumë në webfaqen e tyre.
Sign up for our newsletter to stay updated and receive the latest news, updates, and valuable insights.