Një vështrim brenda ITP Coworking Space

News

15.04.2025

Bëhuni pjesë e një komuniteti që vlerëson bashkëpunimin, inovacionin dhe zhvillimin e vazhdueshëm. Rezervoni tavolinën tuaj sot dhe përjetoni ndryshimin që sjellë puna në një ambient të tillë.​

Share

Nëse je profesionist i pavarur, freelancer, zhvillues, dizajner, krijues përmbajtjesh apo thjesht dikush që kërkon një vend që të frymëzon, është koha të zbulosh një nga asetet më të vlefshme për punën tënde, dhe të gjitha këto në qytetin e Prizrenit.

E vendosur në zemër të Parkut të Inovacionit dhe Trajnimeve – ITP Prizren dhe e menaxhuar nga Makerspace Innovation Center Prizren, kjo hapësirë moderne prej 750m² dhe me kapacitet të akomodimit të mbi 70 personave, është një urë lidhëse për ju me komunitetin – një energji dhe një mundësi e hapur për të punuar sipas stilit dhe zakoneve tuaja. 

 

Çfarë e bën këtë Coworking Space të veçantë?

I/e lodhur nga rutina e punës dhe jeni në kërkim të një ambienti freskues dhe të qasshëm në çdo kohë? ITP Coworking Space ju ofron një vend pune që është i lirë, por profesional. Pa stresin e një zyreje tradicionale, por me të gjitha kushtet që të duhen për të qenë produktiv. Në këto hapësira ju keni qasje 24/7, duke poseduar fleksibilitet total, me hapësira të bollshme dhe opsione të ndryshme ulësesh e zonash, ju e zgjedhni vetë ritmin dhe mënyrën e punës tuaj. Wi-Fi i shpejtë, tavolina ergonomike, sallë takimesh, ambiente relaksi, ndriçim natyral, dush, dollap i dedikuar për anëtarët – çdo detaj është menduar për të ndihmuar përqendrimin, kreativitetin dhe komoditetin tuaj. Në ITP Coworking Space, është e zakonshme që një “hej” gjatë pushimit të kafesë të shndërrohet në një bashkëpunim apo një bashkëbisedim i frytshëm për punën dhe projektet mbi të cilat punoni. Komuniteti ynë është i hapur, përkrahës dhe gjithmonë i gatshëm për të shkëmbyer përvoja e këshilla të vlefshme profesionale. 

“Për mua nuk është thjesht një hapësirë, është vendi ku unë vij gjithashtu për t’u rrjetëzuar me të tjerët, për të qenë pjesë e ngjarjeve vërtet të këndshme dhe e di që nuk do të informohesha për ngjarje të tilla pa qenë këtu, në ITP Coworking Space. Këtu, takoj shumë profesionistë dhe ky është një vend i bukur, diçka që mund ta shijoni me njerëz të tjerë dhe të keni mundësi të punoni me biznesin ose me çfarëdo që jeni duke u angazhuar.”, thotë Daniel Lara Arredondo, anëtar i rregullt në ITP Coworking Space. 

Kjo hapësirë është shtëpi e shumë profesionistëve vendorë dhe ndërkombëtarë që sjellin përvojë nga e gjithë bota, duke bërë një vend ku diversiteti dhe bashkëpunimet të mos kenë kufij. 

Zgjidhni të punoni aty ku frymëzimi, bashkëpunimi dhe mundësitë janë pjesë e përditshmërisë. Bëhuni pjesë e komunitetit që po ndryshon mënyrën si punohet në Prizren! Klikoni këtu për te rezervuar pakon që ju pershtatet!

 

ITP Coworking Space menaxhohet nga Makerspace Innovation Center Prizren.

From the blog

Stay in the know.