NJOFTIM PËR OFERTIM

Makerspace Innovation Center Prizren - MICP fton ofertuesit e interesuar për paraqitjen e ofertave lidhur me kontratën, “Ofrimi i Shërbimeve të Konsulencës dhe Mentorimit për Programin e Pre-Akselerator-it”.

Project type

Procurement notice

Publication Documents

Download

MICP fton kompanitë konsulente të kualifikuara që të paraqesin ofertat e tyre për ofrimin e shërbimeve të konsulencës dhe mentorimit për startup-et pjesëmarrëse në programin e Pre-Accelerator-it. Programi synon të mbështesë startup-et me produkte të validuara që janë tashmë të lansuara dhe që kërkojnë rritje përmes strategjive të akselerimit, përgatitjes për investime dhe krijimit të partneriteteve.

Shërbimet e kërkuara për ofertim:

  • Vlerësimi i nevojave për secilin startup pjesëmarrës përmes intervistave dhe analizës së dokumentacionit;
  • Hartimi i dokumenteve strategjike të personalizuara për secilin startup;
  • Ofrimi i mentorimit individual për startup-et përmes seancave një-me-një për një periudhë prej 6 javësh;
  • Mbështetje në përgatitjen për rritje, optimizimin e modelit të të ardhurave, shitje B2B, dhe përgatitje për investime
  • Lehtësimi i rrjetëzimit me partnerë dhe investitorë përmes përfshirjes në aktivitete dhe prezantime;
  • Raportime të rregullta mbi progresin dhe rezultatet e startup-eve.

Si të aplikoni?
Të gjitha kompanitë e interesuara për ofertim mund ta kërkojnë dokumentacionin përmes postës elektronike në info@makerspaceprizren.com.

Afati i fundit për aplikim: 08.05.2025, ora 17:00
Çdo ofertë e dorëzuar pas kësaj date do të konsiderohet e vonuar dhe nuk do të merret në shqyrtim.

Për informacione shtesë, ju lutem kontaktoni në:
info@makerspaceprizren.com +383 49 473 001