24.12.2024
Prizren, 17 Dhjetor 2024, studentët përfundojnë praktikën njëmujore me fokus në hulumtim dhe inovacion
Në kuadër të programit Entrepreneur in Development, studentët e Universitetit “Ukshin Hoti” – Prizren kanë përfunduar me sukses praktikën njëmujore e cila kishte fokus zhvillimin e aftësive dhe njohurive në fushën e hulumtimit, biznesit dhe inovacionit. Ky program u mundësoi studentëve që të përvetësojnë shkathtësi praktike në validimin e problemeve dhe analizën e të dhënave, duke i përgatitur për hyrje në ndërmarrësi.
Gjatë këtij programi, studentët morën pjesë në punëtori ku mësuan metodat e mbledhjes dhe analizës së të dhënave. Ata përdorën këto teknika për të validuar një problem real në komunitet, duke zgjedhur temën “Vështirësitë e individëve për gjetjen e banesave me qira dhe për blerje në Prizren”. Pas përfundimit të hulumtimit, studentët paraqitën gjetjet e tyre dhe ofruan rekomandime për avancimin e mëtejshëm të tregut të patundshmërisë.
Qëllimi i këtij programi ishte t’u ofronte studentëve një bazë të fortë njohurish në fushën e hulumtimit dhe mbledhjes së të dhënave, për t’i përdorur më pas për validimin e problemeve në fushën e ndërmarrësisë. Këto aftësi janë të rëndësishme sepse u mundësojnë individëve të sigurohen që një ide ka potencial për t’u realizuar me sukses dhe se ja vlen të investohet kohë dhe mund në të, duke u mbështetur në të dhëna faktuale.
Studentët tani janë të përgatitur për të ofruar zgjidhje inovative dhe për të kontribuar në zhvillimin e mundësive të reja në komunitet dhe në sektorin e patundshmërisë.
Ky program është realizuar falë bashkëpunimit të Makerspace Innovation Center Prizren dhe Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren
Sign up for our newsletter to stay updated and receive the latest news, updates, and valuable insights.