Hapet thirrja për Edicionin e tretë të Inkubatorit “Idea-to-Scale” Apliko Tani! →

Përmbyllet Startup Bootcamp, aktiviteti edukativ për ndërmarrësi

Startup

27.02.2025

Më 21, 22 dhe 23 shkurt 2025, Makerspace Innovation Center Prizren organizoi eventin Startup Bootcamp, një aktivitet edukativ, i krijuar për individët dhe ekipet që kanë ide të biznesit dhe dëshirojnë të mësojnë si t’i zhvillojnë ato më tej.

Share

Ky event treditor, i cili shënoi një sukses të jashtëzakonshëm priti mbi 80 pjesëmarrës entuziastë e ndërmarrës të rinj nga vendi. 

Në ceremoninë e hapjes së këtij eventi ishin prezent Nënkryetari i Komunës së Prizrenit z. Kujtim Gashi, Përfaqësues nga GIZ Kosovo dhe ITP Prizren, z. Denis Daut dhe z. Nehat Islami, ku u potencua rëndësia e ndërmarrësisë dhe ideve inovative në epokën e Inteligjencës Artificiale. Gjithashtu, është përmendur impakti i krijuar nga aktivitetet që vazhdimisht i sjellë Makerspace Innovation Center Prizren për të rinjtë e qytetit dhe rajoneve përreth, “Makerspace është akademi e të rinjve në Komunën e Prizrenit dhe nëse ka programe që Komuna e Prizrenit bashkë me partnerë i mbështet, e këto programe pastaj sjellin suksese, kanë produkt, janë pikërisht programet që i sjellë Makerspace”, është shprehur Nënkryetari Gashi. 

Çdo seancë e Startup Bootcamp u bë një eksperiencë interaktive ku u diskutuan tema të ndryshme si strategjitë e inovacionit, validimi i një ideje biznesore, krijimi e një plani për biznesin, ndërtimi i një ekipi efektiv dhe përgatitja e një “Pitching”, prezantimi për idenë në mënyrë që të mund të shfaqet në platforma të ndryshme nga vetë themeluesit e startup biznesit. Pjesëmarrësit u inkurajuan të prezantojnë idetë e tyre përpara një paneli të ekspertëve, duke marrë komente dhe rekomandime të drejtpërdrejta, që ndihmuan në transformimin e projekteve të tyre. 

Mentorët e këtij eventi, Arta Istrefi (Validimi i idesë së biznesit), Linda Baleta (Zhvillimi i biznes modelit dhe ndërtimi i ekipit), Bardha Ajvazi (Përgatitja e pitching-ut) dhe Fatbardh Kabashi (Ice breaker & fasilitues), punuan nga afër dhe në mënyrë intenzive duke i adresuar sfidat dhe duke e ndarë ekspertizën e tyre për t’i udhëzuar ndërmarrësit e ardhshëm në rrugën e suksesit. 

Ndërsa Startup Bootcamp u përmbyll, ndikimi i tij vazhdon në aktivitete përcjellëse me synim të fuqizimit të një ekosistemi të mirëfilltë të ndërmarrësisë në Kosovë dhe Prizren. Pikërisht në ditën e tretë të këtij aktiviteti u hap thirrja për aplikime në Inkubatorin e bizneseve startup, “Idea-to-Scale 3rd Edition”. Thirrja është e hapur për të gjithë ndërmarrësit e rinj që dëshirojnë ta zhvillojnë biznesin e tyre në një program më të gjerë. KLIKO KËTU për të lexuar më shumë mbi thirrjen, kriteret dhe dërgimin e aplikimit. 

Ky aktivitet u realizua nga Makerspace Innovation Center Prizren dhe u mbështet nga GIZ Kosovo, ITP Prizren dhe Komuna e Prizrenit.

From the blog

Stay in the know.