"Makerspace Innovation Center Prizren" hap një pozitë pune praktike për zyrtar/zyrtare për Front-Desk / recepsion me orar të plotë i cili/e cila asiston në punët e zyrës administrative.
Careers
Makerspace Innovation Center Prizren” hap një pozitë pune praktike për zyrtar/zyrtare për Front-Desk / recepsion me orar të plotë i cili/e cila asiston në punët e zyrës administrative. Personi në këtë pozitë do ta ketë rolin e përshëndetjes dhe pritjes së vizitorëve në një mënyrë pozitive dhe miqësore, që identifikon qëllimin e vizitës së palëve dhe i drejton ata te personi ose departamenti i duhur.
Detyrat kryesore:
– Të jetë në koordinim dhe të punojë në mënyrë të përshtatshme me zyrën administrative,
– Të tregojë profesionalizëm dhe të jetë efektiv/e ndaj të gjithë klientëve dhe vizitorëve, duke iu ofruar ndihmë dhe duke e adresuar çdo pyetje që iu drejtohen në lidhje me hapësirat e zyrës,
– Të mbajë shënime dhe të njoftojë për pritjen e palëve dhe vizitorëve,
– Të kuptojë nevojat, natyrën dhe qëllimet e vizitave përkatëse,
– Të ketë njohuri të mira të teknologjisë dhe të menaxhimit të kohës dhe të jetë i/e aftë të punojnë në një mjedis të ngarkuar,
– Të përgatisë dokumentacionet dhe materialet e nevojshme për vizitorët,
– Përgjigjja në telefonata dhe drejtimi i thirrjeve te personat e duhur,
– Menaxhimi i e-mail-eve, mesazheve në kanalet sociale dhe zyrtare të Makerspace IC Prizren,
– Të adresojë kërkesat për anëtarësi në hapësirat e përbashkëta të punës,
– Të koordinohet me zyrën e administratës për përdorimet e kartelave të qasjes në hapësira,
– Të përgatisë kërkesat mbi furnizimet e zyrës.
Kualifikimet e kërkuara:
– Arsimimi i lartë ose i mesëm dhe njohuri teknike e administrative;
– Aftësi të shkëlqyera të komunikimit verbal dhe të shkrimit në gjuhën shqipe dhe gjuhën angleze, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
– Aftësi dhe motivim për të punuar me vetë-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
– Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
Pozita është punë afatgjate dhe parashihet punësimi i rregullt pas përfundimit të periudhës së praktikës prej gjashtë (6) muajsh.
Aplikimi të bëhet duke dërguar CV-në emailin: info@makerspaceprizren.com me subjekt emaili: “Aplikim për punë – FrontDesk / Recepsion”.