20.10.2023
Një mundësi unike, për ta filluar udhëtimin tuaj si ndërmarrës!
Gara e ideve “Startup Competition”, tashmë është bërë traditë në Makerspace Innovation Center Prizren, duke i bashkuar dhjetëra të rinj të inspiruar që synojnë të ndjekin dhe t’i sjellin në jetë ëndrrat prej ndërmarrësi. Qëllimi kryesor i kësaj gare është të udhëzojë të gjithë entuziastët e ndërmarrësit drejt rritjes, zhvillimit, ngritjes së kapaciteteve e edukimit.
Ne besojmë se diversiteti në ndërmarrësi është një forcë, kështu këtë vit, “Startup Competition 2023” do të jetë një variant gjithëpërfshirës i fokusuar në inkurajimin e startupeve për të marrë pjesë në një udhëtim fuqizues, duke i dhënë veçanërisht fokus ndërmarrëseve dhe bashkë-themelueseve femra të një ideje biznesi.
Kriteret për aplikim në këtë garë janë:
Sektorët/fushat që mund të aplikojnë:
Aplikimi mund të bëhet me propozime në sektorin e teknologjisë informative (IT), dixhitalizim, inovacion, zgjidhjet e mençura (smart solutions), Internet of Things (IoT), etj.
Aplikantët e zgjedhur do të kenë mundësinë unike të marrin pjesë në Startup Competition, e cila do të zgjasë tre ditë me radhë. Gjatë kësaj faze intenzive, do të keni mundësinë të përmirësoni dhe validoni idetë tuaja. Mentorët ekspertë dhe profesionistë të fushës do të ofrojnë këshilla të çmuara për të ju ndihmuar të formoni vizionin tuaj në një koncept të realizueshëm të biznesit. Pjesëmarrësit gjatë dy ditëve do të mësojnë mbi Ideimin dhe Validimin, Biznes Modelin dhe shkathtësitë prezantuese të idesë së tyre te çdo audiencë, kurse në ditën e tretë do të prezntojnë zgjidhjen që e ofron ideja e tyre para jurisë përzgjedhëse.
15 ekipe fituese
Në ditën e tretë të “Startup Competition”, pas prezantimit të ideve para jurisë, shpallen 15 ekipet fituese të kësaj gare, të cilët do të përfitojnë mbështetje në vlerë deri 10,000Eur. Kjo mbështetje përfshin grant deri në 2,000Eur dhe me këtë rast ju do të jeni përfitues të programit të inkubimit të bizneseve Idea-to-Scale me vlerë 8,000Eur, duke përfituar qasje në resurse të tjera si, mbështetje në zhvillim të idesë, mentorim me ekspertë të huaj dhe vendor, hapësira pune, qasje në investime.
Aplikoni tani dhe ktheni idenë tuaj në realitet!
Linku për aplikim: https://forms.gle/bLBoZ5Kei2Dc9D7G9
Për detaje në lidhje me programin e inkubimit të bizneseve: https://makerspaceprizren.com/incubator/
Ky program implementohet nga Makerspace Innovation Center Prizren, në ITP Prizren, në kuadër të Digital Transformation Center dhe mbështetet nga GIZ Kosovo, Komuna e Prizrenit dhe Swiss EP.
Sign up for our newsletter to stay updated and receive the latest news, updates, and valuable insights.