Në fillim të tetorit të vitit 2022, Makerspace Innovation Center Prizren filloi zbatimin e projektit duke organizuar aktivitete që kanë të bëjnë me ndërmarrësinë dhe inovacionin, me qëllim që të frymëzojë komunitetin lokal që të angazhohet dhe të marrë pjesë në mënyrë aktive në nxitjen dhe përhapjen e mendësisë së ndërmarrësisë përmes një sërë aktivitetesh për komunitetin.
Entrepreneurship & Startup
6 muaj
Startup-ët, ndërmarrësit e rinj, gratë dhe vajzat në TIK, studentët, bizneset
329 pjesëmarrës të përfshirë
Përshkrimi i projektit:
Nga tetori i vitit 2022 deri në mars të vitit 2023, Makerspace IC Prizren ka marrë përsipër implementimin e projektit “Rritja e aktiviteteve të ndërmarrësisë dhe inovacionit bazuar në shtylla kryesore si: Frymëzimi, Edukimi dhe Zhvillimi i Komunitetit”, i cili u mbështet nga GIZ Kosovo, ITP Prizren dhe Digital Transformation Center. Në këtë projekt janë përfshirë një sërë aktivitetesh, të cilat mundësuan promovimin e një mendësie për ndërmarrësi, duke përfshirë shtyllat kryesore si frymëzimi, edukimi dhe zhvillimi i komunitetit, ndërsa fokusi i veçantë ishte krijimi i një kulture të komunitetit ndërmarrës, po ashtu, ndërtimi i një perspektive më të pasur dhe krijimi i një sinergjie në këtë komunitet. Për më tepër, ky projekt ka përfshirë aktivitete në TIK dhe ka mundësuar të promovojë edhe rëndësinë e zhvillimit të ITP-së si një park me potencial të lartë inovacioni dhe trajnimi.
Kontributi ynë
Meqenëse rajoni i Prizrenit nuk është njoftuar më herët me konceptet e një programi të inkubimit të bizneseve apo programeve të ngjashme, kështu fokus të veçantë kishte ndërgjegjësimi i një mase të gjerë në lidhje me këtë fushë, duke organizuar aktivitete dhe takime si: Takime të ndërmarrësisë me ndërmarrës dhe folës të njohur nga bota e biznes-bërjes në Kosovë dhe Prizren, garë për ekipe startup, të cilët me suksesin e treguar në garë kanë fituar mundësinë e pjesëmarrjes në programin për inkubimin e bizneseve Idea-to-Scale, CodeQueen, takim me vajzat dhe gratë që aspirojnë të ndjekin rrugën e karrierës së tyre në fushën e TIK-ut.
Andaj, me një përkushtim të madh, ne u siguruam që të promovojmë një program të tillë në një zonë të gjerë të rajonit. Objektivat kryesore që janë arritur gjatë këtij projekti përfshijnë: mbështetjen dhe zhvillimin e ideve të biznesit dhe përfshirjen e ndërmarrësisë në aktivitete, ndërtimin e një ekosistemi inovativ dhe ndërmarrës rreth disiplinave të ndryshme me tre shtyllat e përmendura, promovimi i eksperiencave unike me studentët entuziastë në biznes-bërje dhe krijim të startup-ëve, ftesë e ndërmarrësve me ndikim në komunitet dhe persona me storje suksesi në fushat përkatëse.