03.06.2025
Komponentet thelbësore për suksesin dhe qëndrueshmërinë e çdo biznesi në rritje.
Në kuadër të programit të inkubimit “Idea-to-Scale”, startup-et pjesëmarrëse kanë ndjekur sesionin e radhës me fokus në Planifikimin Financiar dhe Menaxhimin e Rrjedhës së Parave (Cash Flow) – dy komponentë thelbësorë për suksesin dhe qëndrueshmërinë e çdo biznesi në rritje.
Gjatë këtij sesioni interaktiv, pjesëmarrësit u njohën me parimet bazë të planifikimit financiar, mënyrën e parashikimit të të ardhurave dhe shpenzimeve, si dhe rëndësinë e monitorimit të rregullt të rrjedhës së parasë për të shmangur krizat.
Diskutimet u fokusuan në:
Pjesëmarrësit patën mundësinë të punojnë në ushtrime praktike duke ndërtuar modelet e tyre financiare bazuar në idetë që po zhvillojnë brenda programit.
“Buxheti është shumë i rëndësishëm për bizneset startup, sepse përmes këtij dokumenti ata i identifikojnë të gjitha shpenzimet që i kanë si biznes, pra qoftë në ndërtimin dhe zhvillimin e produktit apo shërbimit, qoftë në identifikimin e shpenzimeve operative dhe pastaj të hyrave të pritshme. Ky dokument përveç se iu shërben nevojave të tyre të brendshme, për të mos gabuar dhe që idenë e tyre të zhvillojnë, por edhe të përfitojnë nga investitorët apo donatorët potencialë.” – u tha gjatë trajnimit.
Ky sesion është pjesë e një kurrikule të përgatitur me kujdes për të udhëhequr startup-et nga një ide fillestare drejt një modeli biznesi të strukturuar dhe të gatshëm për treg.
E përkrahur nga GIZ Kosovo, ITP Prizren dhe Komuna e Prizrenit.
Sign up for our newsletter to stay updated and receive the latest news, updates, and valuable insights.