Skill-up Training Program

Me fillim nga muaji shtator, 2022 ne filluam me implementimin e një projekti që përmbante në vete një program gjithëpërfshirës që synon trajnimin e të rinjve të papunësuar. Ky program ka përfshirë trajnime në dy fusha mjaft të kërkuara të tregut: Dizajn Grafik dhe Kontabilitet me softuer dhe tatime.

Project type

Entrepreneurship & Startup

Duration

6 muaj

Focus

Të rinj të papunësuar

Results

24 të trajnuar në dy fusha

Përshkrimi i projektit

Gjatë implementimit të projektit trajnimi i dizajnit grafik ka shtjelluar tema të tilla si: parimet e dizajnit grafik, tipografia, paraqitjet dhe efektet e imazhit, mjetet dhe përdorimi efektiv i Adobe Photoshop, Illustrator, Adobe XD, etj, kurse kontabiliteti me softuer dhe tatim: kontabiliteti dhe tatimet, organizimi i kompanive komerciale në Kosovë, kontabiliteti financiar, deklarimi i tatimeve përmes sistemit EDI (ATK), rastet reale me biznese, korporata dhe OJQ, praktikë me softuerin KONT- X, e kështu me radhë. Në këto trajnime gjithëpërfshirëse trajnerët kanë punuar nga afër me përfituesit duke i përgatitur dhe përafruar me tregun e punës në këto fusha. 

Kontributi ynë

Në modulin e trajnimit për dizajn grafik, janë zgjedhur 15 kandidatë të moshës 20-30 vjeçare dhe të papunë. 60% e përfituesve (9 përfitues) janë femra, ndërsa 40% meshkuj (6 përfitues).

Në modulin e trajnimit kontabiliteti me softuer dhe tatime janë zgjedhur 15 kandidatë të moshës 21-30 vjeç, asnjë prej tyre nuk është i punësuar, 4 prej tyre janë të punësuar pjesërisht (me kohë të pjesshme/sezonale) dhe 11 janë të papunë. 53% e përfituesve (8 përfitues) janë femra, ndërsa 47% janë meshkuj (7 përfitues). Në fund të programit kanë certifikuar 24 përfitues me sukses. 

Partners

Related projects