Thirrje për aplikim në programin “Entrepreneur in Development” për studentët e Universitetit Ukshin Hoti - Prizren

News

31.10.2024

Ky program realizohet në partneritet me Universitetin e Prizrenit, dhe ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve të ndërmarrësisë te të rinjtë në Pizren dhe rajon.

Share

Ky program ka për qëllim zhvillimin e aftësive hulumtuese të studentëve me nxitje për të qenë ndërmarrës inovativ, me fokus të veçantë në validimin e problemeve biznesore, mbledhjen e të dhënave dhe analizave, si dhe metodat e ndryshme të hulumtimit. 

Pjesëmarrësit e programit do të marrin pjesë në workshope të mentoruar nga ekspertë të industrive të ndryshme, për t’u njoftuar me proceset e punës drejt validimit të problemeve. Në përfundim të workshopeve, studentët do të ndahen në grupe dhe secili grup do të punojë për të validuar një problem të caktuar për të vërtetuar nëse problemi ekziston apo jo, bazuar në të dhënat e mbledhura.

Pas përfundimit të hulumtimit, në javën e katërt do të mbahet eventi përmbyllës i programit në Universitetin e Prizrenit, ku studentët do të prezantojnë rezultatet nga hulumtimi dhe grupi me punën më të mirë do të zgjidhet si fitues dhe do t’i ndahet një çmim.

Kriteret për aplikim në program:

  • Aplikantët duhet të jenë studentë aktiv të Universitetit të Prizrenit të nivelit BA ose MA (përparësi do të kenë studentët e Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit të Shkencave Kompjuterike),
  • Aplikantët duhet të kenë arritur të paktën vitin e dytë të studimeve BA,
  • Aplikantët duhet të jenë të moshës mbi 18 vjeçare,
  • Aplikantët duhet të kenë interesim në ndërmarrësi, validim të problemeve, dhe metodat e hulumtimit,
  • Aplikantët duhet të jenë të gatshëm të kushtojnë kohën e plotë në program përgjatë muajit nëntor.

Bashkëpunimi në mes MICP dhe Universitetit të Prizrenit do të hedh dritë mbi rëndësinë e kombinimit të mësimit akademik me shkathtësi reale të ndërmarrësisë. Ky bashkëpunim do të rezultojë në një model më afatgjatë që do të inspirojë programet e ardhshme për biznesbërje të udhëhequr nga studentët.

Afati i fundit për aplikim: 10 nëntor 2024

Për të aplikuar, klikoni këtu.

From the blog

Stay in the know.