Thirrje për bashkëpunëtorë: Trajnerë dhe mentorë për Data Science

Makerspace Innovation Center Prizren (MICP) është në kërkim të trajnerëve/profesionistëve të fushës së Data Science për të ofruar mësimdhënie cilësore (fizike ose online) duke përdorur një kurrikulë të licencuar nga CNM Ingenuity (SHBA) për programet “Data Science Bootcamp” dhe “Data Science for Business Leaders” në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.

Project type

Careers

Publication Documents

Download

Rreth nesh
Makerspace Innovation Center Prizren (MICP) është një qendër për inovacion digjital në rajonin jugor të Kosovës. Me mbi shtatë vite përvojë në formësimin e peisazhit teknologjik lokal, ne po lansojmë një Program të Avancuar të Trajnimit në Data Science për të rritur kapacitetet profesionale dhe për të fuqizuar ekonominë digjitale në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.

Rreth programit
Ky program do të ofrohet në partneritet me CNM Ingenuity (SHBA), një institut prestigjioz amerikan. Si partner i licencuar, MICP do të ofrojë kurrikulën e dy programeve më poshtë:

  1. Data Science Bootcamp: Një program intensiv 12 javor, me orar të plotë, për studentë dhe individë që synojnë ndërrimin e karrierës.
  2. Data Science për Liderë Biznesi: Një program fleksibil 8 javor, me orar të pjesshëm, për menaxherë dhe drejtues ekzekutivë, me fokus në vendimmarrjen e bazuar në të dhëna.

Përshkrimi i kërkesës dhe rolit
Makerspace Innovation Center Prizren (MICP) është në kërkim të trajnerëve/profesionistëve të fushës së Data Science, me përparësi kandidatët me përvojë në trajnim ose profesionistë të fushës me aspiratë për t’u angazhuar si trajner/instruktor apo mentor.

Trajnerët e përzgjedhur do të ofrojnë mësimdhënie cilësore (fizike ose online) duke përdorur një kurrikulë të licencuar nga CNM Ingenuity (SHBA) dhe do të kontribuojnë në ofrimin e programeve “Data Science Bootcamp” dhe “Data Science for Business Leaders” në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut. 

Kriteret e aplikimit:

  • Diplomë universitare në fushën relevante (Data Science, Computer Science, Computer Engineering, ose ngjashëm)
  • Preferohet përvojë pune dhe/ose përvojë si instruktor, trajner, ose profesor/asistent
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze dhe shqipe (të folur dhe të shkruar)
  • Aftësi të mira komunikuese dhe motivim për mësimdhënie
  • Disponueshmëria për të ndjekur sesionet “Train the Trainer” (shkurt – mars 2026) dhe për të ofruar trajnim për grupet që fillojnë pas përfundimit të trajnimit përgjate gjithë vitit 2026.

Fazat e angazhimit:
Kandidatët e përzgjedhur fillimisht do t’i nënshtrohen një çertifikimi të detyrueshëm, të ofruar falas, të udhëhequr nga ekspertë amerikanë nga CNMI për të siguruar plotësimin e standardeve ndërkombëtare të mësimdhënies para fillimit të programit.

Pas përfundimit të çertifikimit, do të zhvillohet një raund i dytë i përzgjedhjes i bazuar në performancën e kandidatëve gjatë trajnimit. Vetëm kandidatët që kualifikohen me sukses do të angazhohen zyrtarisht si trajnerë/mentorë dhe do të nënshkruajnë kontratë bashkëpunimi me MICP.

Përgjegjësitë kryesore

  • Ligjërimi i kurrikulës së licencuar nga CNMI, duke përfshirë të gjitha materialet dhe udhëzimet e projekteve të ofruara nga partneri.
  • Ofrimi i udhëzimeve për studentët gjatë bootcamp-it dhe mbështetja e tyre në projekte reale.
  • Vlerësimi/notimi i projekteve të studentëve dhe ushtrimeve praktike, duke ndjekur progresin për të siguruar efektivitetin e programit.
  • Udhëzimi i kandidatëve për përdorimin e mjeteve standarde të industrisë si GitHub, Slack dhe metodologjitë Agile brenda klasës.
  • Përfundimi me sukses i modulit të trajnimit të instruktorëve prej 80 orësh të ofruar nga CNM Ingenuity.

Çfarë ofrojmë?

  • Trajnim në programet e sipërcekura 80 orësh dhe licensin e çertifikim si “Instruktor në Data Science” nga CNM Ingenuity (SHBA).
  • Qasje në një kurrikulë të plotë dhe të gatshme për përdorim, duke përfshirë të gjitha materialet udhëzuese, sllajdet dhe materialet tjera didaktike.
  • Mundësi për të punuar me një kualifikim të njohur në SHBA.
  • Mundësi trajnimi i shumë individëve dhe bizneseve në rajon, duke kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e ekonomisë digjitale.

Si të aplikojmë?

Për të aplikuar për këtë mundësi ju duhet të plotësoni të dhënat tuaja në formularin më poshtë, në të cilin edhe do të ngarkoni CV-në tuaj të përditësuar.

LINKU PËR APLIKIM

Afati i fundit për aplikim është 31.01.2026