07.08.2024
25 të rinj filluan hapat e parë drejt zhvillimit profesional në fushën e gjerë të video editimit.
Video Editimi qëndron si një nga profesionet më të kërkuara në botën digjitale. Me mundësite e shumta për punë në distancë dhe në formate të ndryshme, kemi krijuar një kurrikulë të ngjeshur e cila rezulton në një program trajnimi që përfshinë të gjitha teknikat dhe softuerët adekuat të këtij profesioni, e deri te sesionet e shkathtësive të buta.
Në dy grupet e para të këtij trajnimi u certifikuan 34 përfitues, të profesionalizuar në këtë fushë dhe të gatshëm për të filluar karieren e tyre në këtë industri. Sukseset e dëshmuara të grupeve paraprake ndikuan në ngritjen e interesimit të të rinjëve dhe të rejave, duke arritur deri në 99 aplikime për këtë thirrje.
Në këtë trajnim synohet aftësimi i kandidatëve për një periudhë prej 5 muaj (200 orë), duke kaluar nëpër temat kryesore të këtij profesioni. Në kurrikulën e trajnimit përfshihen temat si: hyrje në botën e video editimit, adobe premiere pro CC, përpilimi i një projekti, importimi i materialeve, organizimi i materialeve, zotërimi bazave të video editimit, puna me sekuenca, shtimi i tranzicioneve, teknika të vancuara të editimit, editimi dhe miksimi i zërit, efektet vizuale, përmirësimi i sekuencave me rregullim të ngjyrave, teknikat e kompozicionit, menaxhimi i projekteve, eksporti i kornizave, klipeve dhe sekuencave etj.
Gjatë realizimit të këtij planprogrami kandidatët do të pajisen me mjetet e duhura për të realizuar projektet e tyre si editimi i pamjeve, gjirimi në terren të hapur, përdorimi i inteligjencës artificiale e të tjera. Pas përfundimit të këtij trajnimi, kandidatët janë të garantuar të certifikohen si profesionistë të mirëfilltë të kësaj fushe, dhe të gatshëm për të krijuar projekte kreative të kualitetit të lartë.
Ky trajnim implementohet nga Makerspace Innovation Center Prizren dhe mundësohet nga Programi YOU i cili është pjesë e Projektit KODE që implemtohet nga Ministria e Ekonomisë dhe mbështetet nga Banka Botërore.
Sign up for our newsletter to stay updated and receive the latest news, updates, and valuable insights.