12.05.2026
Trajnimi i trajnerëve (ToT) është përmbyllur me sukses, dhe tashmë ata janë të gatshëm të ofrojnë trajnime sipas standardeve ndërkombëtare.
Certifikohen trajnerët për ofrimin e programeve në Data Science, duke shënuar një hap të rëndësishëm në zhvillimin e kapaciteteve vendore në këtë fushë gjithnjë e më të kërkuar. Trajnimi i trajnerëve (ToT) është përmbyllur me sukses, dhe tashmë ata janë të gatshëm të ofrojnë trajnime sipas standardeve ndërkombëtare.
Trajnimi i trajnerëve (ToT) është mbajtur nga CNM Ingenuity, SHBA, në kuadër marrëveshjes së licencimit me Makerspace Innovation Center Prizren (MICP). Programi i trajnimit është zhvilluar mbi bazën e kurrikulës dhe metodologjisë së avancuar të Data Science, duke kombinuar përgatitjen teknike me aftësitë pedagogjike të nevojshme për mësimdhënie efektive.
Gjatë këtij angazhimi, pjesëmarrësit kanë zhvilluar njohuri dhe aftësi në metodologjitë moderne të mësimdhënies, lehtesimin e punës praktike dhe të bazuar në projekte, si dhe përdorimin e mjeteve digjitale për menaxhimin dhe vlerësimin e procesit të të nxënit. Ky kombinim i kompetencave siguron që trajnerët e certifikuar të jenë të përgatitur për të ofruar programe cilësore dhe të aplikueshme në praktikë.
Arritja e këtij momenti është bërë e mundur falë mbështetjes së Komunës së Prizrenit dhe Swisscontact përmes projektit Matching Skills to Jobs (MSJ). Ky bashkëpunim ka mundësuar jo vetëm transferimin e njohurive ndërkombëtare, por edhe ndërtimin e kapaciteteve të qëndrueshme brenda vendit.
Certifikimi i trajnerëve përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një ekosistemi të qëndrueshëm të aftësive digjitale në Kosovë, duke mundësuar implementimin e programeve si Data Science Bootcamp dhe Data Science for Business Leaders. Në këtë mënyrë, po krijohet një lidhje më e fortë mes arsimit dhe tregut të punës, ndërsa përgatitet një gjeneratë e re profesionistësh dhe trajnerësh që do të kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë digjitale dhe përdorimin e të dhënave në vendimmarrje.

Sign up for our newsletter to stay updated and receive the latest news, updates, and valuable insights.