01.06.2026
Program i licencuar nga CNM Ingenuity (SHBA) për menaxherë, pronarë biznesesh dhe profesionistë që duan të përdorin të dhënat për vendimmarrje strategjike dhe zhvillim të biznesit
Makerspace Innovation Center Prizren (MICP) ka hapur zyrtarisht thirrjen për regjistrim në programin Data Science for Business Leaders, një trajnim i avancuar i dizajnuar për menaxherë, pronarë biznesesh dhe profesionistë që dëshirojnë të shfrytëzojnë potencialin e të dhënave për të përmirësuar vendimmarrjen dhe performancën e bizneseve të tyre.
Në një kohë kur bizneset dhe institucionet po mbështeten gjithnjë e më shumë në të dhëna për të kuptuar tregun, për të optimizuar proceset dhe për të identifikuar mundësi të reja zhvillimi, aftësitë për interpretimin dhe përdorimin strategjik të të dhënave janë bërë thelbësore për liderët dhe vendimmarrësit.
Programi ofrohet nga Makerspace Innovation Center Prizren (MICP) dhe është i licencuar nga instituti amerikan CNM Ingenuity, duke ndjekur një kurrikulë të strukturuar sipas standardeve ndërkombëtare. Përmes një kombinimi të mësimit teorik, rasteve praktike dhe diskutimeve të bazuara në sfida reale të biznesit, pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri dhe aftësi për të integruar qasje të bazuara në të dhëna në proceset e tyre organizative.
Gjatë programit, pjesëmarrësit do të eksplorojnë konceptet themelore të Data Science, do të mësojnë si të interpretojnë dhe komunikojnë të dhënat në mënyrë efektive, si të zhvillojnë kulturë organizative të orientuara nga të dhënat dhe si të përdorin informacionin për të mbështetur vendime më të informuara dhe më efikase. Programi gjithashtu trajton mënyrat se si organizatat mund të identifikojnë mundësi për optimizim, inovacion dhe rritje përmes përdorimit të të dhënave.
Trajnimi zhvillohet në format hibrid dhe është projektuar për t’iu përshtatur angazhimeve profesionale të pjesëmarrësve, duke mundësuar ndjekjen e programit pa ndërprerë aktivitetet e tyre të përditshme në biznes.
Si pjesë e mbështetjes për zhvillimin e kapaciteteve të bizneseve lokale, bizneset nga Komuna e Prizrenit mund të përfitojnë 50% zbritje në koston e trajnimit falë mbështetjes së Komunës së Prizrenit dhe Swisscontact përmes projektit Matching Skills to Jobs (MSJ). Vlera e plotë e programit është 700 euro, ndërsa pas mbështetjes bizneset do të paguajnë vetëm 350 euro, dhe kjo vlen për 30 bizneset e para të regjistruara.
Ky program përfaqëson një mundësi unike për liderët e bizneseve që dëshirojnë të kuptojnë më mirë rolin e të dhënave në organizatat e tyre dhe të zhvillojnë aftësi që po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme në ekonominë moderne.
Të interesuarit mund të gjejnë informata shtesë në webfaqen: https://makerspaceprizren.com/data-science-programs.
Sign up for our newsletter to stay updated and receive the latest news, updates, and valuable insights.