15.06.2026
Programi Data Science Bootcamp po vazhdon me sukses, duke sjellë së bashku pjesëmarrës të motivuar për të zhvilluar aftësitë e tyre në një nga fushat më të kërkuara të ekonomisë digjitale.
Së fundmi, u realizua sesioni i parë fizik i planifikuar në kuadër të programit, i cili kombinoi ligjëratat teorike me ushtrime praktike dhe punë interaktive. Pjesëmarrësit patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre, të diskutojnë raste konkrete dhe të bashkëpunojnë me trajnerët dhe kolegët e grupit në një mjedis dinamik të të nxënit.
Data Science Bootcamp është një program intensiv dhe teknik, i cili synon të përgatisë profesionistët e ardhshëm në fushën e analizës së të dhënave dhe Data Science përmes një qasjeje të orientuar drejt praktikës dhe zgjidhjes së problemeve reale.

Jemi të lumtur që përmes këtij programi po ndërtojmë një komunitet të ri profesionistësh, të pajisur me aftësi moderne që i përgjigjen nevojave të tregut të punës dhe zhvillimit të ekonomisë digjitale.
Programi ofrohet nga Makerspace Innovation Center Prizren (MICP), i licencuar nga CNM Ingenuity (SHBA), me mbështetjen e Komunës së Prizrenit dhe Swisscontact, përmes projektit Matching Skills to Jobs (MSJ).
Sign up for our newsletter to stay updated and receive the latest news, updates, and valuable insights.