PowerUp: Digital Career – Sukseset e shumta dhe fillimet e reja që do të pasojnë për përfituesit e këtij programi

News

26.02.2024

Prizren, më 23 shkurt 2024, u mbajt një ceremoni për nënshkrimin e kontratave për punë praktike mes kandidatëve të programit dhe kompanive partnere, certifikimi i kandidatëve të grupit të dytë për përfundimin e fazës trajnuese, dhe nënshkrimi i marrëveshjes së re për edicionin e dytë të PowerUp: Digital Career.

Share

Si programi më i madh i trajnimit në Prizren dhe më gjerë, synimi i të cilit është trajnimi gjithëpërfshirës i të rinjve në fushat e Dizajnit Grafik dhe Programimit duke i mbështetur përfituesit me resurse të ndryshme si: hapësira pune individuale, mentorim profesional nga ekspertët e kompanive partnere dhe përcjellja e suksesit të përfituesëve, t’i pajisë përfituesit me shkathtësi teknike dhe praktike, dhe të ju ofrojë mundësinë e punës praktike gjatë këtij programi.

Për nder të të arriturave të këtij programi u organizua një ceremoni modeste në të cilën të ftuar kishim Kryetarin e Komunës së Prizrenit z. Shaqir Totaj, Drejtoreshën e organizatës Help Kosovo znj. Shqipe Breznica, dhe përfaqësuesit e kompanive partnere. Arbër Kryeziu, bashkëthemelues dhe Drejtor i Operacioneve në Makerspace Innovation Center Prizren bëri hapjen e ceremonisë duke mirëpritur dhe falenderuar të ftuarit, ndërsa Enis Qafëleshi Drejtor Ekzekutiv, mori fjaën duke prezantuar ecurinë dhe fazat zhvillimore të programit “Faleminderit Kryetarit të Komunës z. Totaj, dhe Drejtoreshës së organizatës Help Shqipe Breznica, si dhe kompanive partnere të cilët po e bëni të mundur punësimin e ciklit të parë të praktikantëve, po flasim për kompanitë e Prizrenit, të cilët po sjellin punësim për qytetarët të cilit ishin të nënpunësuar ose të pa punësuar në profilet profesionale. Ne nuk do të mund të arrinim këtu nëse ju nuk do të besonit në atë vizion që besuam edhe ne. Faleminderit donatorëve të programit, përkrahësve të tij, Komunën e Prizrenit, organizatën Help in Kosovo dhe partnerët privat. Eksperienca e parë e punës është gjithmonë e paharrueshme, dhe unë besoj dhe shpresoj që kompanitë partnere dhe praktikantët të bashkëpunojnë në mënyrat më të mira të mundshme ”.

   

Në një fjalë rasti, kryetari Totaj u shpreh duke thënsë se “Po e shoh që sot këtu me ne janë shumë talentë të rinj, me aftësi dhe shkathtësi të ndryshme. Komuna e Prizrenit dhe e gjithë qeverisja lokale, e kemi pasur vizion një nismë të tillë dhe me faktin që e kemi gjetur Makerspace Innovation Center Prizren, të cilët veçse merreshin me të njëtën punë, e kishim edhe më të lehtë për përkrahje, dhe më në fund po del në pah rezultati i këtij bashkëpunimi produktiv dhe shumë pozitiv. Ne jemi të gatshëm edhe për përkrahjet dhe bashkëpunimet e tjera në të ardhmen duke konsideruar bashkëpunimet e frytshme mes nesh”.

 Ndërsa, në anën tjetër Shqipe Breznica, Drejtoresha e organizatës Help Kosovo me një fjalë rasti u shpreh, “Më vjen shumë mirë që takohemi në një ambient me shumë të rinj të vullnetshëm për punë e për dije. Faleminderit Makerspace Innovation Center që ka marë iniciativën për këto aktivitete dhe Komunës së Prizrenit e cila ju përkrah në çdo hap. Faleminderit edhe kompanive që punësoni këta të rinj, ju uroj sukses dhe shumë fat në të ardhmen.”.

Gjatë fazave të implementimit të programit janë pranuar mbi 300 aplikime nga të dy thirrjet publike, dhe janë përzgjedhur mbi 100 kandidatë pët t’i ndjekur këto trajnime. Kandidatët e grupit të parë të këtij programi përfunduan të gjitha fazat trajnuese me sukses, duke rezultuar në kandidatë të aftësuar profesionalisht dhe të gatshëm për të zotëruar tregun e punës. Kështu u realizuan 12 kontrata për punë praktike mes kandidatëve përfitues të programit dhe 9 kompanive partnere në fushat e Dizajnit Grafik dhe Programimit.

   

Eriola Uzunaj, përfituese e programit e cila nënshkroi kontratën për punë praktike me “Laart Design Studio” u shpreh… “Faleminderit shumë Makerspace Innovation Center Prizren që na mundësoi të marrim pjesë në këto trajnime profesionale. Unë personalisht dhe grupi me të cilin u trajnuam jemi shumë të kënaqur edhe me trajnerët dhe metodat e mësimit

Nga grupi i dytë i trajnimeve u certifikuan 41 kandidatë të cilët përfunduan fazën trajnuese të programit, 16 prej të cilëve janë nga trjanimi në Dizajn Grafik dhe 25 prej tyre në trajnimin për Programim. Këta kandidatë tani përgatiten për fazat mentoruese gjatë të cilës do të kenë përkrahje nga mentorët e tyre, ekspert të fushave përkatëse.

  

Një lajm i jashtëzakonshëm për të rinjtë dhe të rejat e Prizrenit e më gjerë, që synojnë t’i ngrisin shkathtësitë digjitale dhe të kyçen në treg të punës të përgatitur profesionalisht, nënshkruhet marrëveshja për edicionin e dytë të Programit PowerUp: Digital Career. Së shpejti publikohet thirrja e re për aplikime dhe detaje të tjera në lidhje me rrjedhën e programit.

 

From the blog

Stay in the know.