“Business Plan Development” dhe “Cash flow and Financial forecasting” dy temat e radhës  në programin e inkubimit Idea to Scale

Startup

07.02.2024

Sesionet grupore të startupëve vazhdojnë të mbahen me tema të rëndësishme për zhvillim dhe edukim mbi fushat biznesore

Share

Ekipet e programit Idea to Scale janë në rrugën drejt zhvillimit dhe avancimit të ideve të tyre biznesore. Qëllimi i programit është dhënia e mundësive dhe resurseve për startupët përfitues, duke organizuar workshope dhe takime me profesionistë dhe ekspertë të fushave të ndryshme.

Mbi temën “Business Plan Development”, pritëm Linda Baletën, nën udhëheqjen e së cilës ekipet u informuan mbi metodat më të mira dhe të avancuara të planifikimit biznesor. Me përvojën e saj shumëvjeçare, mentorja ndihmoi pjesëmarrësit të përjetonin nga afër metodat menaxhuese, të cilat shërbejnë për zbërthimin e planifikimit biznesor, dhe ndërtimin e një biznes modeli sa më të suksesshëm.

Gjatë ditës së dytë të realizimit të këtyre sesioneve ekipet ishin bashkë me mentorin Prof. Fadil Sahiti mbi temën “Cash flow and Financial Forecasting”. Si profesor i “Studimeve të Menaxhimit dhe Sipërmarrjes” në RIT Kosovo (AUK), dhe ekspert i fushës së ekonomisë ai  ndau përvojat dhe eksperiencën e tij mbi strategjitë më të avancuara të menaxhimit ekonomik. Kalkulimi i riskut, krijimi dhe zhvillimi i aseteve, rëndësia e parave kesh dhe mënyrat e përdorimit të tyre, ishin temat mbi të cilat u zhvilluan diskutime dhe hulumtime në mes të pjesëmarrësve dhe mentorit, duke rezultuar në një sesion shumë të sukseshëm dhe përmbledhës mbi sfidat potenciale që startup-et do t’i hasin gjatë rrugëtimit të tyre për zhvillim të biznesit.

    

Derisa programi është në zhvillim e sipër, përveç sesioneve grupore, që tashmë janë planifikuar gjatë muajve të ardhshëm të rrjedhës së programit, po vazhdojnë edhe sesionet individuale me ekipet nën udhëheqjen e këtyre mentorëve të përkushtuar që sjellin eksperiencat dhe perpektivat e tyre në program për të sigururar forcimin e aftësive dhe ngritjen e kapaciteteve të tyre prej ndërmarrësi.

Me pjesëmarrje në këtë program, startup-et do të jenë në gjendje të nxisin ndërtimin e një ekosistemi divers dhe inovativ, të transformohen në biznese të qëndrueshme dhe konkurruese të tregut, duke synuar në krijimin e një fryme të ndërmarrësisë në nivel lokal dhe global. 

Programi Idea to Scale mbështetet nga GIZ Kosovo, ITP Prizren, Digital Trasnformation Center (DTC), Komuna e Prizrenit dhe Swiss EP Kosovo.

From the blog

Stay in the know.