Punëtoria e draftimit të planit vjetor të punës - Bordi Këshilldhënës Industrial, Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, Universiteti i Prizrenit

News

13.02.2024

Me datë 13.02.2024, në hapësirat e Makerspace - Innovation Center Prizren, Bordi Këshilldhënës Industrial i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike zhvilloi punëtorinë draftuese të planit vjetor të bordit.

Share

Ndër të tjera aktivitete, përgjatë vitit 2024 bordi do të organizojë:

– Vizita të studentëve në bizneset e sektorit të TIK,

– Ligjërata me të ftuar nga bizneset,

– Marrëveshje me biznese për punën praktike të studentëve,

– Garë (hackathon) dhe panel diskutimi në kuadër të Digital Skills Festival (ITP)

– Ofroj punë praktike nëpërmjet programeve të ndryshme me palë si: ITP, USAID/IOWA Higher Education, etj.

– Organizojë panele, diskutime dhe ofroj asistence të ndërlidhjes së studentëve me industrinë

Bashkëpunimi me kompanitë lokale të fushave moderne të teknologjisë dhe inovacionit është element kyç për zhvillimin dhe avancimin e studentëve të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike.


Duke marrë parasysh mundësitë e shumta që ofrohen sot përmes trajnimeve, punëtorive, eventeve, konferencave etj, numri i aktiviteteve të bordit në profesionet moderne do të rritet në masë të madhe.

  

From the blog

Stay in the know.