“Strategjia e hyrjes në treg” dhe "Standardet CE dhe ISO – Mundësitë për grante" tema në workshopin e realizuar si pjesë e Programit “Mbështetja dhe fuqizimi i bizneseve të sektorit të mobilierisë përmes digjitalizimit”

Startup

15.02.2024

Startup bizneset përfituese vazhdojnë të ndjekin sesionet grupore me ekspertë të fushave të biznesit, zhvillimit ekonomik, marketingut e të tjera të realizuara në kuadër të programit.

Share

Diedon Kica, mentor në workshop mbi temën “Strategjia e hyrjes në treg”, Drejtor Komercial në BP Home Investment Group & InstaBuilt Global i cili në karrierën e tij të hershme ka qenë i përfshirë në industrinë e TIK dhe ka punuar si konsulent biznesi ndërkombëtar. Përvoja e tij në fusha të ndryshme rreth komercializmit, marketingut, ndërkombëtarizmit të biznesit, intergrimit të teknologjisë, e bëjnë të jetë ekspert të vlefshëm mbi temën. Procesi i përgatitjes së dokumenteve, importi dhe eksporti i produkteve, parashikimi i riskut të biznesit, reagimet e shpejta ndaj ngjarjeve emergjente brenda biznesit, e tema të tjera të diskutuara, të cilat rezultuan në një sesion të suksesshëm dhe interaktiv.

   

Në pjesën tjetër të workshopit pritëm mentorin Xhemajli Selimi, bashkëthemelues i kompanisë konsulente Business Consulting Group, mbi temën “Standardet CE dhe ISO – Mundësitë për grante”. Markimi i produktit me markën CE është hapi kryesor drejt depërtimit në tregjet ndërkombëtare. Sistemet e analizave të produkteve dhe shërbimeve që kompanitë ofrojnë janë zhvilluar në masa të mëdha dhe kanë arritur deri në analizat në formatin online, procedurë e cila shërben për certifikim me markën CE. Hulumtimet e granteve u diskutuan gjatë workshopit, duke përmedur grantet të cilat ofrohen për industrinë e drurit brenda vendit dhe në BE, mundësi të shumta për zhvillim dhe avancim të industrisë së drurit.

Startupët: (Ekrem Borku, Elind Hajdari, Medina Ceko, Ferdi Gruzhda) dhe bizneset përfituese të programit: (Desave O.P, YSK SHPK, Sonex Kuchen SHPK, Veli G.Morina B.I, Sharrwood Furniture, Mobileri Gyven, IS Business SHPK, Andi Decor, QARRI-AD, Modeco L.L.C)

Pjesëmarrësit gjatë workshopit bashkëpunuan me mentorët duke ndarë eksperiencat e tyre, dhe duke treguar për procesin zhvillimor të këtyre bizneseve. Medina Spahiu, sipërfaqësuese e biznesit të saj, ndau eksperiencën si përfituese e këtij programi. 

Ajo theksoi se “… me profesion jam Arkitekte dhe për momentin kam filluar të dizajnoj aksesorë mobilje për shtëpi apo objekte plotësuese për enterierin. Gjithmonë ka qenë sfidë për mua gjetja e target grupit ideal që të mund ta inicioj apo shpërndaj produktin tim. Frikën apo pengesën më të madhe te vetja ime e kam pasur digjitalizimin dhe gjetjen e target grupit që të lansoj produktet ne treg, kështu me faktin që edhe sot para nesh e kemi një model si InstaBuilt Global, të cilët sa i përket nisjes prej 0 të një ideje dhe zhvillimit në faza kaq të mëdha dhe me trajnimet e kaluara që kanë qenë rreth përdorimit të rrjeteve sociale e të tjera, i kanë plotësuar të gjitha kërkesat e mia për këtë fazë”.

Programi “Mbështetja dhe fuqizimi i bizneseve të sektorit të mobilierisë përmes digjitalizimit” mbështetet nga Komuna e Prizrenit dhe Projekti FEGO.

 

From the blog

Stay in the know.