Përfundoi me sukses trajnimi për “Menaxhim të Grupeve në Turizmin Malor”

News

11.03.2024

U certifikua grupi i ri i guidave në kuadër të trajnimit 6 ditor për “Menaxhim të Grupeve në Turizmin Malor”

Share

13 të rinj dhe të reja nga Kosova përfunduan me sukses trajnimin për “Menaxhim të Grupeve në Turizmin Malor” i cili synoi aftësimin e kandidatëve me metoda të standardizuara për menaxhimin e grupeve në turizmin malor, duke iu ofruar njohuri dhe aftësi praktikë për udhëheqje efektive në terrene të ndryshme. 

 

Udhëheqja në ambiente sfiduese, menaxhimi i riskut në terrenet malore, dinamika grupore dhe zgjidhja e problemeve, praktikat e qëndrueshme dhe përgjegjësitë etike gjatë udhëtimit, e tema të tjera për të cilat u diskutua gjatë trajnimit, duke rezultuar në aftësimin e grupit të ri të guidave për menaxhim të grupeve malore.

 

 

Në ceremoninë e certifikimit të kandidatëve mori pjesë edhe Drejtori i Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Ramadan Tarashaj. Trajnimi i guidave është me rëndësi për destinacionin High Scardus, si produkt i ri me potencial global në turizmin malor.

Trajnimi për “Menaxhim të Grupeve në Turizmin Malor” është organizuar në kuadër të projektit “Bashkëpunimi Ndërkufitar Nëpërmjet Transformimit Digjital dhe Promovimit të Eko-Turizmit në Shtegun High Scardus”, financuar nga USAID EDGE dhe i implementuar nga Makerspace innovation Center Prizren.

 

From the blog

Stay in the know.