Programi më i madh për të rinj në Prizren PowerUp: Digital Career vjen me thirrje të re!

News

03.04.2024

Më 30 mars, 2024 u hap thirrja e re për aplikime në PowerUp: Digital Career, mundësi për t‘u bërë pjesë e një rrugëtimi drejt krijimit të karrierës në profesionet digjitale më të kërkuara në treg.

Share

 

PowerUp: Digital Career është programi më i madh dhe unik në Prizren dhe më gjerë, i cili ofron trajnime të dizajnuara në mënyrë që kandidatët të përfitojnë shkathtësi profesionale, dhe të përfitojnë mundësinë për të filluar karrierën e tyre. Ky program ofron trajnime në dy fusha digjitale, të cilat njihen si më të kërkuarat e tregut – Dizajn Grafik dhe Programim. Gjatë hartimit të programit, rëndësi të veçantë iu është kushtuar përshtatjes së nevojave të të rinjve të Prizrenit sa i përket punësimit, por gjithashtu duke përcjellur edhe trendet në fushën e TIK-ut.

   

Benefitet që sjellë ky program janë, trajnimi në fushën profesionale që ju e zgjedhni gjatë aplikimit (Programim ose Dizajn Grafik), hapësirë pune për përfituesit me qëllim të ngritjes të kapaciteteve të tyre, mentorim profesional i përfituesve nga ekspertët e përzgjedhur të programit, përcjellja e suksesit të përfituesve dhe lehtësimi i punësimit për ta. Përgjatë implementimit të thirrjes së parë ky program ka pasur impakt te mbi 100 përfitues, të cilët kanë dalë të certifikuar nga programi si të trajnuar, të aftë dhe të gatshëm për tregun dhe disa prej tyre të punësuar në kompanitë e sektorit privat, njëherit partnerë të këtij programi. Si përfituese dhe e punësuar përmes PowerUp: Digital Career, Elbasane Zogaj hedh dritë mbi përvojën e saj duke theksuar se: “Si përfituese e programit mund të them se ishte një përvojë shumë e mirë dhe me shumë përfitime për mua. Ky program më ndihmoi shumë të zhvilloj aftësitë e mia në dizajn grafik. Pas përfundimit të mentorimit, mu dha mundësia që të nisë punën si dizajnere në Industria Communications. Rrugëtim i jashtëzakonshëm!”. Në anën tjetër, Rahmell Dili përfitues i trajnimit në programim -“Ndonëse nuk dija shumë rreth mundësive, ky program më ndihmoi tej mase në avancimin profesional. Me përkushtim të madh në trajnim dhe më pas në mentorim, Makerspace Innovation Center Prizren më referoi dhe u punësova tek kompania ASTech si zhvillues softueri (programues).”, tha ai.

Ky program trajnues, i njohur si programi më i madh për të rinj në Prizren është elaboruar në disa faza për përfituesit:

   Faza trajnuese – Faza e parë trajnuese, ku kandidatët do të përfitojnë 9 javë trajnim intensiv. Secila javë do të përmbajë nga 3 seanca dhe secila seancë me nga 3 orë akademike (total 81 orë akademike) trajnim aktiv me trajnerin e fushës.

   Faza Mentoruese – Në të cilën do të kalojnë 30-35 kandidatë nga faza e parë do të vazhdojnë drejt fazës së mentorimit në hapësirat e Makerspace Innovation Center Prizren.

   Punë praktike në kompani – Kandidatët janë vetëm një hap larg përfitimit të punës praktike. Të gjithë kandidatët që kanë rezultuar të suksesshëm nga faza e dytë, do të ftohen për intervistë me kompaninë partnere.

   Çmimi i pjesëmarrjes në program është 700 EUR, por me mbështetjen e Komunës së Prizrenit dhe Help Kosova, do të ofrohen bursa për pjesëmarrje në program nga 30% deri në 100%.  Përfitimi i bursës eshtë i bazuar në meritë. Të gjithë aplikantët do t’i nështrohen testimit dhe bursat do të shpërndahen për kandidatët që performojnë me rezultate më të larta. Numri i bursave është i ndarë si më poshtë:

  • 10 bursa në 100% (Duke mbuluar koston e plotë të programit)
  • 20 bursa me 75% (Pagesa/bashkëfinancim 175 EUR)
  • 6 bursa me 50% (Pagesa/bashkëfinancim 350 EUR)
  • 2 bursa me 30% (Pagesa/bashkëfinancim 490 EUR)  

Për t’u informuar më shumë rreth programit klikoni linkun në vazhdim: https://bit.ly/3vDwZTG

Aplikoni tani dhe filloni rrugëtimin e karrierës tuaj digjitale përmes këtij linku: https://bit.ly/4aBrsMc

Ky program mbështetet nga Komuna e Prizrenit dhe organizata Help in Kosovo

From the blog

Stay in the know.