Fillon programi për zhvillimin dhe digjitalizimin e startupëve, bizneseve mikro dhe të vogla të sektorit të mobilierisë

Startup

31.01.2024

Më 26, 27 dhe 28 janar janë mbajtur sesionet e para me bizneset përfituese në kuadër të projektit “Mbështetja dhe fuqizimi i bizneseve të sektorit të mobilierisë”

Share

Makerspace Innovation Center Prizren në kuadër të projektit bëri përzgjedhjen e 15 bizneseve të sektorit të mobilierisë, për të përfituar nga programet trajnuese drejt aftësimit profesional. Ekipet ishin të ndara në dy kategori, për të cilat u zhvillua një aktivitet 3 ditorë. Nga kategoria e parë në të cilën bëjnë pjesë bizneset e reja startup, 5 biznese përfituan nga programi, kurse nga kategoria e dytë ku përfshihen bizneset mikro dhe të vogla u përzgjodhën 10 biznese përfituese.

Në ditën e parë të aktivitetit pritëm mentor z. Arianit Kastarti ekspert të fushës, i cili zhvilloi temën “Design Thinking”, dhe mënyrat e ndryshme të implementimit në industri të mobilierisë. Pjesëmarrësit gjithashtu punuan në grupe duke u njoftuar mirë me funksionalitetin e kësaj metodologjie. Dita e dytë e aktivitetit përfshinte temën “Marketing and Branding” e zhvilluar nga mentore znj. Bardha Ajvazi e cila elaboroi mbi temat e rëndësishme në menaxhimin e rrjeteve sociale dhe rëndësinë e prezencës digjitale në botën online. Pjesëmarrësit u njoftuan me trendet më të reja të digjitalizimit dhe impaktin pozitiv që mund të ketë në rritje të biznesit. Dita e tretë dhe e fundit e këtij aktiviteti ishte përsëri me z. Arianit Kastrati me temat “Rritja e biznesit”, “Trendet dhe Analizat e Tregut”, “Planifikimi Strategjik” e të tjera, ku përfituesit patën mundësinë të diskutojnë dhe njëherit të informohen nga afër me këto tema të rëndësisë së veçantë për biznesin e tyre. 


   

Nëpërmjet fuqizimit dhe mbështetjes së bizneseve në këtë industri, ky program synon zhvillimin dhe promovimin e një platforme, e cila jo vetëm se ofron mundësi të reja drejt digjitalizimit dhe qasjes në resurse të ndryshme zhvillimi, gjithashtu kontribuon në krijimin e një impakti të thellë drejt përmbushjes së standardeve të larta, ngritjes së cilësisë, kreativitetit dhe krijim të një ekosistemi të fuqishëm profesional për të ardhmen e industrisë.

Programi “Mbështetja dhe fuqizimi i bizneseve të sektorit të mobilerisë” mbështetet nga Komua e Prizrenit dhe Projekti FEGO.

From the blog

Stay in the know.